Për herë të gjashtë deputetët e zgjedhur janë mbledhur më 25.04.2025 në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, partia me më së shumti vota, e ka të drejtën ekskluzive që të propozojë Kryetarin e Kuvendit.
Mirëpo, propozimi i tyre që Albulena Haxhiu të jetë Kryeparlamentare nuk ka gjetur përsëri mbështetjen e deputetëve të partive të tjera.