Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut

Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut

Albin Kurti i ka derguar Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, një letër me të cilën e fton për konsultime para konstitumit të paralamentit.

Nuk dihet nëse të njejten letër ua ka dërguar edhe partive tjera.

Kurti i ka kërkuar Abdixhikut takim këtë javë, duke ia ofruar dy ditë dhe tri orare të ndryshme si opsione për takimin.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.

Dokument i siguruar nga Gazeta ‘Express’.