Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Alban Hyseni lajmërohet pasi u ndal nga autoritetet serbe në kufi

Alban Hyseni lajmërohet pasi u ndal nga autoritetet serbe në kufi

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është lajmëruar pas raportimeve se është ndalur në pikën kufitare Dheu i Bardhë nga policët serbë.

Zyra për Media e VV-së konfirmoi se Kurti së bashku me deputetin Luan Aliu ishin ndalur teksa ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.

Megjithatë Hyseni është lajmëruar me një publikim në Facebook, duke lënë për t’u nënkuptuar se është liruar.

Hyseni i ka shprehur mbështetje kryeministrit Albin Kurti i cili gjendet në Bruksel për bisedimet me Serbinë.

“#meKryeministrinBallin lartë, kurrizin drejt!”, ka shkruar ai./TV Arbëria