Pronari i ISP Broadcast, Qëndrim Kryeziu, në një intervistë me Rid Berishën, ka alarmuar në lidhje me bizneset në Kosovë pas tregut të lirë të energjisë elektrike.
Kryeziu potencon se “Dëshmorët kanë derdh gjak që ne të ruajmë këtë vend, të ndërtojmë këtë vend, e jo ta shkatërrojmë atë”.
Kryeziu hedh kritika në drejtim të Albin Kurtit, duke thënë se po merr vendime në dëm të bizneseve.
“Kjo është katastrofë ekonomike që po sjell Kurti”
Kryeziu shton se për vendimin e ZRRE-së për tregun e hapur të energjisë elektrike, bizneseve po i vendoset haraç: “Nuk e kam ndërmend të paguaj haraç askujt.”
“Bizneset janë të gatshme ta qojnë vendin në falimentim. Ai është duke u tall sikur me Parlamentin, po bën lojë të fëmijëve. Shteti nuk është lojë,” thotë Kryeziu.
Qëndrim Kryeziu bën thirrje që nesër të gjitha bizneset dhe punëtorët të dalin në protestë kundër “tregut të lirë të bizneseve.
Protesta mbahet nesër, të mërkurë, nga ora 11:00. /TV Arbëria