20:39 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Alarmon Gashi për ekstremizmin në Kosovë: Cilat janë shenjat?

Alarmon Gashi për ekstremizmin në Kosovë: Cilat janë shenjat?

Gashi: Nuk ka familje në Kosovë që nuk është prekur nga fundamentalizmi

Fatmir Gashi, i ftuar në “ARB Debat” me Rid Berishën, ka folur për ekstremizmin në Kosovë.
Ai ka thënë se në Kosovë nuk ka familje që, të paktën në rrethin e gjerë, nuk është goditur nga fundamentalizmi.

“Në pikëpamjen e ekstremizmit nuk mund të kalkulojmë me shifra në Kosovë, por tani është më se e qartë në përditshmëri. Pa bërë ndonjë analizë të thellë, nëse shikojmë vetëm familjet tona, pra nuk ka gati familje që nuk është e goditur, ose së paku në familjen e gjerë thuajse nuk ka familje që nuk është prekur nga fundamentalizmi,” ka thënë Gashi në “ARB Debat”.

“Alarmi është dashur të ishte moti, jo veç tash.”

Gashi për shkollën islame të Medinës thotë se ajo vepron për të përhapur propagandë

“Janë rreth katër shkolla, por unë po përmend vetëm shkollën e Medinës. Aty janë të specializuar edhe për përhapjen e propagandës. Ata që shkollohen në atë shkollë…”

“Shumica e tyre, 90%, që dalin prej aty, gjatë tërë jetës së tyre i qëndrojnë besnikë këtij misioni. Disa prej tyre janë edhe të detyruar,” ka thënë ai në “ARB Debat”.

Analisti në “ARB Debat” tregon edhe shenjat e ekstremizmit.

Gashi për ekstremizmin në diasporë: 7 deri në 10%

Analisti ka theksuar se fundamentalizmi te diaspora shqiptare është i pranishëm në masën 7-10%.

“Ne po flasim për një grup ekstrem që mund të përbëjë 7-10%. Nuk përfaqëson të gjithë shqiptarët në diasporë. Unë mendoj se i takojnë prej fundamentalizmit e deri, mund të ndodhë që një grup i vogël, nuk e di me përqindje, por që shkon deri në ekstremizëm,” ka thënë Gashi në “ARB Debat”. /TV Arbëria