Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Alarmon eksperti: 8 mijë fëmijë kanë vdekur në Evropë brenda 3 vitesh – Bekim Ahmeti kërkon edukim të hershëm për sigurinë në komunikacion

Alarmon eksperti: 8 mijë fëmijë kanë vdekur në Evropë brenda 3 vitesh – Bekim Ahmeti kërkon edukim të hershëm për sigurinë në komunikacion

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e edukimit të hershëm për rregullat e komunikacionit si një ndër masat më efektive për parandalimin e aksidenteve, veçanërisht tek fëmijët. Ai ka përmendur statistika alarmuese nga Evropa, sipas të cilave brenda tri viteve kanë humbur jetën mbi 8 mijë fëmijë të goditur nga automjetet.

“Shumë është i rëndësishëm, sepse në Evropë brenda tri viteve kanë vdekur tetë mijë fëmijë që i kanë goditur automjetet”

“Është shumë e rëndësishme që vetëdijesimi për sigurinë në komunikacion të fillojë që në nivelin parashkollor e të vazhdojë deri në atë parauniversitar. Vetëm kështu mund të bëhet progres i vërtetë në këtë drejtim,” u shpreh Ahmeti.

Ahmeti për autoshkollat: Shumica e instruktorëve vetë nuk i dinë rregullat e komunikacionit

Në një tjetër aspekt, ai kritikoi gjendjen aktuale të autoshkollave në Kosovë, duke ngritur shqetësime për mungesën e profesionistëve dhe cilësinë e mësimdhënies.

Sipas tij, shumica e autoshkollave nuk kanë inxhinierë të komunikacionit në staf, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e instruktorëve nuk i njohin siç duhet as rregullat elementare të qarkullimit.

“Shumica prej tyre nuk kanë inxhinier të komunikacionit brenda, dhe shumica e instruktorëve vetë nuk i dinë rregullat e komunikacionit. Unë vë bast që një pjesë e madhe nuk dinë as si të hyjnë e të dalin në rrethrrotullim”, thekson Ahmeti. /TV Arbëria