16:59 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident në Vushtrri mes një veture dhe një traktori

Aksident në Vushtrri mes një veture dhe një traktori

Një aksident trafiku është regjistruar të hënën në qytetin e Vushtrrisë, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, të siguruara nga “Veriu.info”, tregojnë për përplasjen e mjeteve, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth rrethanave të aksidentit dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.