Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, të lënduar katër persona

Aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, të lënduar katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ku si pasojë kanë pësuar lëndime trupore katër pasagjerë të autobusit

Të përfshir nëaksident janë një veturë dhe një autobus

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus)”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, sipas zëdhënëses Ahmeti, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.