Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes trenit e veturës në Klinë, dyshohet për viktima

Aksident mes trenit e veturës në Klinë, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni është përplasur me një veturë.

Në veturë ndodheshin tre persona, dy prej tyre të lënduar e një ka humbur jetën, shkruan Tv Arbëria.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”  raporton zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Policia është në vendin e ngjarjes.