Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes dy veturave në Baballoq të Deçanit, vdes një person

Aksident mes dy veturave në Baballoq të Deçanit, vdes një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person ka humbur jetën.

Rastin epër TV ARBËRIA e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, tha ai.