Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Akil Gjakova me paraqitje fantastike, fiton ndaj brazilianit Daniel Cargnin

Akil Gjakova me paraqitje fantastike, fiton ndaj brazilianit Daniel Cargnin

Akil Gjakova e ka nisur aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo.

Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin.

Xhudisti kosovar e ka fituar luftën e parë, pasi mposhti brazilianin duke kaluar në rrethin tjetër.Gjakova fitoi këtë ballafaqim me Ippon, duke treguar formë shumë të mirë.
Tashmë, Akil Gjakova do të vazhdojë tutje drejt medaljes.