Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall shitjen e 67 aseteve të ndërmarrjeve në likuidim

Extra AL PVC

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallë shitjen e 67 aseteve të ndërmarrjeve në likuidim.

Data e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është më:

31 Korrik 2024

10:00 h -12:00 h

Në Grand Hotel, Salla e Konferencës, Prishtinë

Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr. 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Njësia nr.01: KB Prelluzhë Parcela 00118-0 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore, arë klasa 3, me sipërfaqe prej 4725m² (47ari 25m²), ZK Prilluzhë, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “Prelluzha” (Fi-904/90)

Njësia nr.02: LUX Lokali Dëshira e Juaj I në Mitrovicë Jugore – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 100.57m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 80m². Lokali gjendet në rrugën “Xhafer Deva” në Mitrovicë. Prona është e lirë. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK regj.nr. 80038216

Njësia nr.03: Agrokultura Depo në Bare – Kjo shitje ofron depon me sipërfaqe prej 175m² sipas dokumentacionit të posedimit-faturës së tatimit në pronë, ndërsa sipas matjeve në terren objekti ka sipërfaqe prej 167m². Depoja gjendet në fshatin Bare, afër shkollës fillore, Komuna Mitrovica Jugore. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet. (Depozita e ofertës: € 3,500)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik” D.D Fi-7898/92; K.P. Agrokultura, nr. regj. Biz.: 80091117

Njësia nr.04: IMB Lokali 10 në Tunelin e Parë – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 56.4m², sipas matjeve në terren, ndërsa sipas Listës së Aseteve sipërfaqja është 55m². Lokali gjendet në Tunelin e Parë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi-709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483

Njësia nr.05: Lux Lokali Rudar në Tunelin e Parë – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 78.06m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 50m². Lokali gjendet në përdhes të një objekti banesorë në Tunelin e Parë, Mitrovicë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK regj.nr. 80038216

Njësia nr.06: Lux  Vetëshërbimi Tunel  në Tunelin e Parë – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 150m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 168m². Lokali gjendet në rrugën kryesore në Tunel të Parë, Komuna e Mitrovicës Jugore. Lokali aktualisht është i mbyllur.

(Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK Numri i regjistrimit 80038216

Njësia nr.07: KB Bec – Parcela nr.461-0 ZK Kodrali e Becit – Kjo shitje përfshinë parcelën kadastrale nr.461-0, me kulturë tokë bujqësore pemishte e klasës 4, me sipërfaqe prej 6 ari 55m² (655m²), ZK Kodrali e Becit, komuna Gjakovë. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB ”Bec“, Bec (Fi. 391/90)

Njësia nr.08: KB Bec – Parcelat nr.1189-1 dhe 1191-4 ZK Cërmjan – Kjo shitje përfshinë parcelën kadastrale nr.1189-1 me sipërfaqe 33m² dhe parcelën kadastrale nr.1194-4 me sipërfaqe prej 10ari 93m², ZK Cërmjan, komuna Gjakovë.  (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB ”Bec“, Bec (Fi. 391/90)

Njësia nr.09: Parcela nr.623-0 ZK Lubovë – Kjo shitje përfshinë parcelën nr.623-0 me sipërfaqe prej 683m² (6ari 83 m²), me kulturë pemishte e klasës 3, në ZK Lubovë, Komuna e Istogut.

(Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH “Dubrava”, Istog Fi. 268/89

Njësia nr.10: Parcela 631-0 në ZK Sushicë – Kjo shitje përfshinë parcelën kadastrale me nr. të njësisë 631-0 me sipërfaqe 24ari 20m² (2420m²), me kulturë arë në ZK Sushicë, Komuna Istog.

(Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH “Dubrava”, Istog Fi. 268/89

Njësia nr.11: Tokë Komerciale në Gramaqel – Kjo shitje përfshinë parcelën nr.354/0 në ZK Gramaqel, Deçan, me kulturë tokë komerciale, me sipërfaqe 6ari 80m² (680m²) në ZK Gramaqel, Komuna Deçan.

(Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB Përparimi Fi.366/80

Njësia nr.12: NPB Malishgani – Parcela nr.227-19 në ZK Kosh – Kjo shitje përfshinë parcelën nr.227-19 me kulturë arë e klasës 5, me sipërfaqe prej 29ari 96m² (2996m²) në ZK Kosh, Komuna Istog.

(Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB Malishgani, Klinë në likuidim (“Ndërmarrja”) Fi. Fi.265/90

Njësia nr.13: NT Koreniku – Parcela 160-1 ZK Rakosh – Kjo shitje përfshinë parcelën me nr.160-1 me sipërfaqe 7ari e 52m² (752m²), me kulturë tokë ndërtimore, që ndodhet në ZK Rakosh, Komuna e Istogut.

(Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NT “Korenik”, Istog Fi.501/89

Njësia nr.14: Asetet e Luajtshme të ish Qiramarrësit të NSH Ramiz Sadiku në Istog – Kjo shitje përfshin asetet e luajtshme që të njohura si “Vija për prodhimin dhe mbushjen e lëngjeve” sikur pajisjet: Makineri për mbushjen e lëngjeve, Alfa Lava, Tube Metalike, Weygimoveket Epito, Paneli I Rrymës (Nordson Saturn), Pajisja Certuss, Kaldaja Industriale me thëngjill 2000kw, etj. që janë në posedim të Ndërmarrjes Shoqërore Ramiz Sadiku në Pejë. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:FAP “Ramiz Sadiku”, Pejë Fi-970-91

Njësia nr.15: Apiko – Lokali (ish-depo) në Prishtinë – Kjo shitje përfshinë lokalin etazh (sh-depo) me sipërfaqe 238m² sipas matjeve në terren, që ndodhet në katin përdhesë të një objekti banesorë në rr. UÇK nr.90, në Prishtinë. Lokali është në gjendje të mirë dhe ka dy hyrje. (Depozita e ofertës: € 25,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH ”Apiko” me seli në Deçan, Fi.158/89

Njësia nr.16: KB Bec – Parcela nr.1149-0 në ZK Kralan – Kjo shitje përfshinë parcelën 1149-0 me sipërfaqe 12ari 66m² (1266m²) me kulturë tokë bujqësorë, kullosë e klasës 4, në ZK Kralan, Komuna Gjakovë. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB ”Bec“, Bec (Fi. 391/90)

Njësia nr.17: KBI Malishgan – Parcelat 244-1 dhe 245-4 në ZK Dranashiq – Kjo shitje përfshinë parcelat kadastrale nr.244-1 me sipërfaqe 5ari 01m² (501m²), me kulturë tokë ndërtimore-shtëpi-oborr si dhe parcelën 245-4 me sipërfaqe 6ari 81m² (681m²) me kulturë arë e klasës 5, në ZK Dranashiq, Komuna Klinë. (Depozita e ofertës: 5,000 Euro)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB Malishgani, Klinë në likuidim (“Ndërmarrja”) Fi. Fi.265/90

Njësia nr.18: KBI Malishgan – Parcela nr.97-2 në ZK Gjurgjevik – Kjo shitje përfshinë parcelën nr. 97-2 me sipërfaqe 7ari 20m² (720m²) në ZK Gjurgjevik, Komuna Klinë. Parcela ka qasje në rrugë publike.

(Depozita e ofertës: € 3,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.19: KBI Dubrava – Parcela nr. 1340-1, 1340-2 dhe 1340-3 në ZK Sushicë – Kjo shitje përfshinë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 26ari 70m² (2670m²) në ZK Sushicë, në Istog.

(Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH “Dubrava”, Istog Fi. 268/89

Njësia nr.20: KB Gurakoci – Parcela nr.424-6 në ZK Dobrushë – Kjo shitje përfshinë parcelën nr.424-6 me sipërfaqe 3ari 66m² (366m²), me kulturë kullosë e klasës 3, në vendin e quajtur Dobrushë, Istog.

(Depozita e ofertës: € 3,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH KB “Gurrakoci” Istog Fi.656/89

Njësia nr.21: Parcela nr.199-3 në Dranashiq – Kjo shitje përfshinë parcelën kadastrale nr.199-3 me sipërfaqe 1566m² (15ari 66m²), me kulturë bujqësore arë e klasës 4, në ZK Dranashiq, Komuna Klinë.

Prona ka qasje në rrugë publike me nr.196, ZK Dranashiq. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB Malishgani, Klinë në likuidim (“Ndërmarrja”) Fi. Fi.265/90

Njësia nr.22: Ratar Tokë Bujqësore Çagllavicë XI – përfshin tokën bujqësore, ngastrën kadastrale 767-5, me kulturë arë e klasës së 4. Ngastra gjendet në zonën kadastrale Çagllavicë dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 3660m² (36ari 60m²). Ngastra evidentohet në pronësi të P.SH. KBI Kosova Export.

(Depozita e ofertës: € 15,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH ”Ratar” Llapllasellë (më parë pjesë e KBI “Kosova Export”),  Fi.809/89.

Njësia nr.23: Ratar Tokë Bujqësore Çagllavicë VIII – kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrën kadastrale 1381/6, me kulturë arë e klasës së 1, me  sipërfaqe të përgjithshme prej 5200m² (52ari) . Ngastra gjendet në zonën kadastrale Çagllavicë, Komuna e Prishtinës . (Depozita e ofertës: € 15,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH ”Ratar” Llapllasellë (më parë pjesë e KBI “Kosova Export”),  Fi.809/89.

Njësia nr.24: Ratar Tokë Bujqësore Prishtinë XI – kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrën kadastrale 10294/1 me kulturë arë e klasës së 6, me  sipërfaqe të përgjithshme prej 1638m² (16ari 38m²) . Ngastra gjendet në zonën kadastrale Prishtinë, Komuna Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 20,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH ”Ratar” Llapllasellë (më parë pjesë e KBI “Kosova Export”),  Fi.809/89.

Njësia nr.25: Ratar Tokë Bujqësore Llapllasellë XXXIV – kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrën kadastrale 202/21, me kulturë arë e klasës së 2, me  sipërfaqe të përgjithshme prej 4775m² (47ari 75m²). Ngastra gjendet në zonën kadastrale Llapllasellë, Komuna Graçanicë. (Depozita e ofertës: € 15,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH ”Ratar” Llapllasellë (më parë pjesë e KBI “Kosova Export”),  Fi.809/89.

Njësia nr.26: KB Kosova Tokë Bujqësore në Lipjan – kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrën kadastrale 1431-0, me kulturë arë e klasës së 1, me  sipërfaqe të përgjithshme prej 4156m² (41ari 56m²) . Ngastra gjendet në zonën kadastrale Lipjan, Komuna Lipjan . (Depozita e ofertës: € 10,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “Kosova”; KB Lipjan; SHA  “Poljoprivreda”; Fi-7667/92,  Fi-3890/94;  

Njësia nr.27: KB Kosova Tokë Bujqësore në Dobratin I – kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrat kadastrale 13/0 dhe 15/0 , me kulturë arë e klasës së 4, me  sipërfaqe të përgjithshme prej 4808m² (48ari 08m²) . Ngastra gjendet në zonën kadastrale Dobratin, Komuna Graçanicë. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “Kosova”; KB Lipjan; SHA  “Poljoprivreda”; Fi-7667/92,  Fi-3890/94;  

Njësia nr.28: KB Kosova Tokë Bujqësore në Dobratin II – kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrat kadastrale 5/0 dhe 6/0 , me kulturë arë e klasës së 3, me  sipërfaqe të përgjithshme prej 3449m² (34ari 49m²) . Ngastra gjendet në zonën kadastrale Dobratin, Komuna Gracanica. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “Kosova”; KB Lipjan; SHA  “Poljoprivreda”; Fi-7667/92,  Fi-3890/94

Njësia nr.29: KB Drita Tokë Bujqësore në Balloc – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 3043m² (30ari 43m²). Toka përfshinë ngastrën kadastrale me nr.1449/0 me kulturë arë e klasës 4, Zona Kadastrale Balloc, Komuna e Podujevës. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Kooperativa Bujqësore “Drita” në Sfeqël Fi. 563/85

Njësia nr.30: KB Përparimi Tokë Bujqësore në Llaushë – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 3746m² (37ari 46m²). Toka përfshinë ngastrën kadastrale me nr.1669/0 me kulturë livadh i klasës 5, Zona Kadastrale Llaushë, Komuna e Podujevës. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: OP “Sloga” Fi-100/80, KB “Përparimi” Fi-940/90

Njësia nr.31: Asetet e Gurëthyesit në Gadime – Kjo shitje ofron objektet: zyrat në objektin objekti përdhese me sipërfaqe totale prej 98.12m², objekti i depove/hangari me sipërfaqe përafërsisht 162.80m² si dhe objekti ku gjendet bunari me sipërfaqe prej 9m². Asetet e përshkruara gjenden në Gadime të Ulët, Komuna e Lipjanit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Miniera e Linjitit – Seperacioni i Gurëve (Fi-751/89)

Njësia nr.32: NSh Komuna – Prona në Nashec, Prizren – përfshinë pronën e regjistruar në certifikatën pronësore në emër të NSh-së me sipërfaqe prej 36 m² me kulturë shtëpi/ndërtesë në parcelë nr. 753-0 në Zonën Kadastrale Nashec, Komuna e Prizrenit. Konform procedurave të shitjes me tender publik, pronarit të ri i bartet sipërfaqja e paraqitur sipas certifikatës. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Komuna” Prizren – Fi 589/89; DD “Komuna” Prizren, Fi 6546/92; N.P.T. “Komuna” Prizren

Njësia nr.33: NSh DLB – Parcela 5801-0 ZK Prizren – ofron për shitje tokën bujqësore që ndodhet në ZK Prizren dhe përfshin ngastrën kadastrale P-71813068-05801-0 me sipërfaqe prej 555m² (5ari 55m²), me kulturë arë e klasit 4. (Depozita e ofertës: € 2,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: PIK “Progres-Export”-“Ratarstvo” sa P.O Dusanovo, “Progres Export- Ratarstvo i Stocarstvo ” Fi.-698/89, Fi.-7337/92

Njësia nr.34: NSh Sharrprodhimi – Shitorja në fshatin Kuk, Dragash – përfshin vetëm shitoren në përdhesë të ndërtesës P+1 me një sipërfaqe të përgjithshme prej 134m² e cila gjendet në fshatin Kuk, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 422-0 – ZK Kuk, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet shitorja dhe etazhi P+1 i objektit në të cilin gjendet shitorja NUK janë pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.35: NSh Sharrprodhimi – Shitorja në fshatin Baçkë, Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 60m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), e cila gjendet në fshatin Baçkë, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 334-0 – ZK Baçkë, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.36: NSH Stacioni i Veterinarisë Rahovec – Asetet e luajtshme – dy automobila Yugo – njëri automobil Yugo 1, me ngjyrë të bardhë, 3 dyer, prodhim i vitit 1997 me kapacitet 1116cm3 dhe Yugo 2 prodhim i vitit 1998 , me ngjyrë të bardhë, 3 dyer, me kapacitet 1116 cm3. Automobili Yugo 1 vit i prodhimit 1997 ka qenë në gjendje funksionale deri në Mars 2014 dhe pas kësaj kohe nuk është shfrytëzuar. Ndërsa Yugo 2 viti i prodhimit 1998 nuk ka qenë funksional. Automobilat nuk janë të regjistruar. (Depozita e ofertës: € 300)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: OOUR Veterinarska Stanica u Orahovcu (Fi.41/81)

Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund t’i merrni në Memorandumin Final të Informatave

Për më shumë informata rreth aseteve, ju lutem kontaktoni apo vizitoni AKP-në/Divizioni i Marketingut dhe Tenderit Publik

Rr. Dritan Hoxha nr.55, Lakërishtë

10 000 Prishtinë, Kosovë

Tel.: +383 (0) 38 500 400 ext.1090, 2059

E-mail: [email protected]

Ueb: www.pak-ks.org

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...