Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

Ka disa javë që ka filluar rinovimi i fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe punimet po ecin për mrekulli.

Tanimë janë vendosur nxehmjet që do të jenë nën barin hibrid që do të vendoset së shpejti.

I pari i Federatës së Futbollit kosovar, Agim Ademi ka publikuar një tjetër foto nga stadiumi Fadil Vokrri, ku ka njoftuar për ecurinë e punimeve.

Ademi priti përzgjedhësin Foda dhe ekipin e tij, diskutojnë për kampin e qershorit dhe edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Ai ka njoftuar se vendosja e barit hibrit do të vendoset javën tjetër dhe punimet po kryhen në kohë rekorde.

“Punimet në fushën e stadiumi ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde. Javën tjetër bëhet vendosja e barit hibrit”, ka shkruar Ademi.