Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar kosovarët në 15 vjetorin e pavarësisë.
“Të mirët tanë lartësuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë e bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë.
Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme.
Urime dita e pavarësisë Kosovë! Të paqim përgjithmonë!”, ka shkruar Abdixhiku.
“Sot kujtojmë aktin themeltar të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, prirja e të cilit ishte udhërrëfim drejt shtetit tonë. Kujtojmë sakrificën e Jasharajve e gjithë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të rënë në altarin e lirisë”, ka thënë mes tjerash Abdixhiku.
/TV Arbëria