Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abdixhiku: Kryeministri Kurti kur nuk ka argumente prodhon material për Tiktok

Abdixhiku: Kryeministri Kurti kur nuk ka argumente prodhon material për Tiktok

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për dialogun ndërmjet Kosoëvs dhe Serbisë ka thënë se kryeministri Albin Kurti ku nuk ka argumente për t’u përgjigjur fillon e prodhon material për Tiktok, ai tha po ashtu se Kosova nuk ka kontroll në veri.

“Kryeministri kur i humb argumentet fillon të prodhojë material për Tiktok. Nga Nenad Gjuriqi kaluam te Nenad Rashiqi. Pastaj nga Dejan Pantiç te Oliver Ivanoviqi.Të parin nuk ke mujt me sjellë në prishtinë e tjetrin e ke glorifikuar si hero të multietnicitetit në veri.”, ka thënë Abdixhiku pasi Kurti nga foltorja e Kuvendit u përplas me deputetët e LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se kryeministri ka probleme kontradiktore dhe prandaj po e humb qetësinë.

“Nuk ka ligj kur nuk mund të mbash zgjedhje në veri.”, pyeti Abdixhiku.

/TV Arbëria