Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se i takon Lëvizjes Vetëvendosje të bëjë zgjidhje, pasi me partitë tjera e ka një shumicë minimale.
Ai, pas dështimit të shtatë me radhë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se nuk e di pse LVV nuk po bën zgjidhje.
“I pari të bëjë zgjidhje si i pari, t’i bëjë votat, e ka edhe një shumicë minimale me partitë tjera, nuk e di pse nuk po e votojnë”, tha Abdixhiku.
Për të shtatën herë me radhë ka dështuar të konstituohet legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës.