Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > A u helmua apo ndërroj jetë në moshë të re Biri i Shqiponjes!

A u helmua apo ndërroj jetë në moshë të re Biri i Shqiponjes!

Shqiptarët e Argjentinës kanë njoftuar se ka kaluar në amshim kryepeshkopi i tyre, Alejandro Greco, i cili quhej edhe si Biri i Shqiponjes.

Për vdekjen e tij, kanë lindur dyshime se i njëjti është helmuar nga agjenturat e huaja.

“Shqiptaret si Atdhetari i madh Alejandro Greco duhen ruajtur si syte e ballit. Ndoshta ndonje helmim nga agjenturat e huaja i moren jeten para kohe Atdhetarit te madh . Shqiptarët e Argjentinës lajmërojnë për kalimin në amshim të kryepeshkopit të tyre, Alejandro Greco! Pushoftë në paqe, ai që i pëlqente ta quanim Bir i Shqiponjës, Kryepeshkopi Aleksandër”.

Ndryshe, kryepeshkopi Aleksandër ka qenë i pari që e ka përkrahë nismën ortodokse shqiptare të Kosovës.

Derisa i njëjti kishte konfirmuar se do të ishte i pranishëm në manifestimin për ditëlindjen e Skenderbeut, i cili do të organizohet në Prishtinë më 6 maj./TV ARBËRIA./