Përgatiti Afrim Kasolli
Në një mënyrë të paprecedent dhe të befasishme, Ukraina me anë të dhjetëra dronëve sulmues, ia ka dalur të bombardojë në thellësi të territorit rus “katër baza ajrore duke shkatërruar bombardues me rreze të gjatë dhe avionë të tjerë të flotës ajrore strategjike ruse”.
Ky operacion e ka habitur shumë kënd. Sepse në radhë të parë ai nxori në sipërfaqe dobësitë e brendshme strukturore të mbrojtës ruse. Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit ndërmarrin aksione të tilla. Vitin e kaluar trupat elitare të ushtrisë ukrainase ia kishin dalur të pushtonin rajonin e Kursk-it, një pjesë e të cilit kontrollohet nga Kievi. E të mos flasim për sulmet e vazhdueshme me dronë në qendra tjera strategjike.
Mirëpo, operacioni i 1 qershorit afër Siberisë, mbetet më i veçanti. Jo vetëm pse ai u zhvillua në kohën derisa po mbaheshin negociatat e paqes në Stamboll, por edhe për arseje se dëshmoi që Kievi ende posedon asete të vlefshme taktike në duar që mund ta dëmtojnë tej mase Kremlinin. Ndonëse, sipas mediave ndërkombëtare, nuk mund të mohohet, as fakti tjetër se ushtria ruse ka shënuar një përparim serioz territorial në frontet e luftës në Ukrainë
Sidoqoftë, kjo ngjarje, pavërisht shtihimit të zyrtarëve të Moskës se nuk ka ndodhur asgjë, ka shkaktuar tronditje, si në pallatet e Kremlinit ashtu edhe te njerëzit e zakonshëm. Tashmë sic shkruante Evropa e Lire, edhe këta të fundit nuk mund ta shohin luftën si diçka të largët e cila, por si një fenomen që po ju troket në derë.
Në këtë mënyrë, mbetet mister se cila do të jetë kundërpërgjigja ruse pas këtij poshtërimi. Sipas mediumit CNN gjithnjë e më shumë po shtohen zërat në kuadër të këtij shteti që kërkojnë një hakmarrje bërthamore. “Kjo nuk është thjesht një pretekst, por një arsye për të ndërmarrë sulme bërthamore ndaj Ukrainës,” kanë shkruar dy blogerët e njohur “Dy Majorët” në kanalin e tyre të njohur në Telegram, i cili ka mbi një milion ndjekës. Blogeri i njohur Aleksandër Kots ka kërkuar që Rusia të “sulmojë me gjithë fuqinë që e ka në dispozicion, pa marrë parasysh pasojat”.
Siç dihet kohë më parë Rusia e kishte përpiluar doktrinën e re strategjike të armeve bërthamore. Dhe sipas këtij dokumenti, këto armë mund të përdoren, “si përgjigje ndaj përdorimit të armëve, apo armëve tjera të shkatërrimit në masë ndaj aleatëve të saj, si dhe në rast të agresionit kundër Federatës Ruse, përfshirë përdorimin e armëve konvencionale, kur rrezikohet ekzistenca e shtetit”, e deri tek parimi nëse “ nëse kryhen sulme në objekte tejet të rëndësishme të Qeverisë, apo ushtrisë ruse, të cilat mund të minojnë kapacitetet shtetërore për hakmarrje me sulm bërthamor. Kështu, sipas “Vladmir Solovyov, një prezantues në televizionin shtetëror rus, tashmë kushtet për përdorim të tyre janë përmbushur.
Mirëpo, analistë politikë e shohin pak të mundshëm këtë përplasje të armagedon-it. Sepse siç kanë paralajmëruar kjo do të sillte edhe një izolim më të madh të vendit. Ngase edhe shtete, si Kina e India, ia kanë bërë të qartë Moskës, se e kundërshtojnë në mënyrë kategorike këtë skenar.
Me këtë rast, një ish ministër rus i ka thënë CNN se “se përgjigjja më e mundshme nga Moska do të jenë sulme të tjera “barbare” me raketa dhe dronë konvencionalë ndaj qyteteve ukrainase, të ngjashme me ato që populli i Ukrainës i ka vuajtur prej vitesh. Kurse Vladimir Milov, ish-zëvendësministër i energjisë, i cili tani jeton jashtë Rusisë po ashtu ka deklruar për mediumin në fjalë, se “përpos metodave të deritanishme, Rusia nuk ka kapacitet për të ndërmarrë një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë. Sepse nuk ka personel të mjaftueshëm për këtë”
Sidoqoftë, siç konstatohet në shkrimin “As Ukraine batters Russia with daring assaults, firebrand pro-Kremlin pundits rattle nuclear sabers”, “opsioni bërthamor nuk mund të përjashtohet plotësisht. Sepse derisa “Ukraina dhe mbështetësit e saj gëzohen për sukseset befasuese të operacioneve të fundit ushtarake, ngacmimi i ariut të poshtëruar dhe të plagosur rus mund të sjellë pasoja të rrezikshme dhe frikësuese”. /TV Arbëria