13:33 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po përdoret tema emigracionit nga presidenti Trump si shpëtim publik nga konflikti me Elon Musk?

A po përdoret tema emigracionit nga presidenti Trump si shpëtim publik nga konflikti me Elon Musk?

Përgatiti: Afrim Kasolli

Presidenti amerikan, Donald Trump një pjesë të rëndësishme te retorikës së tij elektorale për zgjedhjet presidenciale në vitin e kaluar e kishte përdorur edhe kundër emigracionit në SHBA. Ai ishte zotuar se kjo praktikë më të në krye të Shtëpisë së Bardhë do të marr fund. Madje i njëjti gjatë debateve me kandidaten demokrate Kamala Harris, kishte ngritur pretendime false se si në Springfield të Ohio-së, emigrantët nga Haiti ishin duke u ushqyer me kafshët shtëpiake të banorëve vendas dhe duke e shkatërruar mënyrën tradicionale të jetës së tyre.

Mirëpo, kjo betejë e presidentit Trump kundër kësaj kategorie është agravuar teje mase ditët e fundit. Madje qyteti perëndimor i Los Angeles, është shndërruar në një qendër kaotike për shkak të protestave kundër kësaj qasje të administratës Trump. Kjo e fundit ka urdhëruar dërgimin e 2000 trupave të Gardës Kombëtare si mjet për të shtypur “rebelimin” politik dhe qytetar.

Prandaj, sipas shumë analistëve përshakallzimi i tensioneve të brendshme politike në këtë kohë për këtë temë nuk është i rastësishëm. E para sipas mediumit CNN dërgimi trupave ushtarake pa miratimin e autoritete lokale sikur se Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, i cili është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike në nivel kombëtar mund të shërbejë gjithashtu si një paralajmërim për shtetet e tjera me shumicë demokrate se ato mund të përballen me militarizimin e programit të deportimit nëse nuk bashkëpunojnë. Ndërkohë, imazhet e trupave me pajisje luftarake dhe zotimet e administratës për të vendosur rendin nëse udhëheqësit lokalë nuk e bëjnë këtë, mbase synojnë ta forcojnë portretin politik të Trump-it si një lider i ashpër, një element kyç në tërheqjen që ka tek mbështetësit e tij. Kjo përforcon pretendimet e republikanëve për paaftësi në qytetet e drejtuara nga liberalët, të cilat janë përballur me probleme si pastrehësia dhe krimi.

Për më shumë, konstaton mediumi në fjalë, mund të ndihmojë në fshehjen e faktit që dëbimet ende nuk kanë arritur nivelet që disa mbështetës ndoshta kishin shpresuar. Dhe po ashtu ajo po ndodh në një moment të ndjeshëm politik, pas prishjes së marrëdhënieve publike me Elon Musk dhe me dyshime që rëndojnë mbi projektligjin e tij gjigant për shpenzimet e brendshme. Prandaj skena të tilla të paktën mund të shërbejnë si një mundësi për ta zhvendosur vëmendjen nga konfliktet në rrethin e ngushtë presidencial. /TV Arbëria