Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​A e ka mbushur LVV-ja numrin e deputetëve për formimin e qeverisë?

​A e ka mbushur LVV-ja numrin e deputetëve për formimin e qeverisë?

Dy ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, partia fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë indikacione se ka shumicën parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.

Sipas analistëve, përveç deklaratave politike, nuk ka asnjë dëshmi se partia e Albin Kurtit ka arritur ndonjë koalicion me partitë shqiptare dhe komunitetet jo shumicë.

Në anën tjetër, nga partia Guxo, pjesë e listës së përbashkët zgjedhore të LVV-së thonë se ky koalicion do të formojë qeverinë e ardhshme.

Mirëpo, ata potencojnë rrezikun, që sipas tyre, Serbia po tenton të ndërhyjë te deputetë të caktuar të komuniteteve jo shumicë për të krijuar vakum në formimin e institucioneve të reja.

Një gjë të tillë nuk pranon ta komentojë deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian Veton Berisha.

Megjithatë, ai thotë se është në pritje të një ftese të dytë nga lideri i LVV-së, për të diskutuar rreth kërkesave të tij.