11:58 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > A duhet të marrë pjesë Kosova në EURO U-21 që mund të organizohet nga Shqipëria e Serbia?

A duhet të marrë pjesë Kosova në EURO U-21 që mund të organizohet nga Shqipëria e Serbia?

Njohësit e futbollit dhe rrethanave sportive në Kosovë e vlerësojnë të ngutshëm dhe të panevojshëm kandidimin e përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për ta organizuar evropianin e futbollit për grup-moshat U21 në vitin 2027.

Gazetari dhe njohësi i rrethanave sportive, Lulzim Shala ka thënë se historia e dhimbshme e Kosovës është ende e freskët dhe se bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë është shumë i ngutshëm.

Por përtej historisë, trajneri Agron Selmani ka thënë për KosovaPress, se Kosova nuk duhet të abstenojë nga asnjë garë evropiane pa marrë parasysh rrethanave.

Megjithatë, Shala hedh dyshime mbi atë se çfarë rrjedhe do të merrte një rast hipotetik ku Kosova mund të ballafaqohej me Serbinë direkt në fushën e lojës.

Ndryshe nga Kosova, gazetari shqiptar, Erjon Halili konsideron se ky nuk është një bashkëpunim i mirëfilltë ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Ndryshe, në fillim të muajit qershor, Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se bashkë me Federatën e Futbollit të Serbisë kanë paraqitur në UEFA kandidaturën për organizimin e Kampionatin Evropian të Futbollit për grup-moshat U21 që do të zhvillohet në vitin 2024.