Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sekuestrohen 24 thika në Merdarë, policia nis hetimet

Sekuestrohen 24 thika në Merdarë, policia nis hetimet

Policia Kufitare e Kosovës në Merdare, gjatë realizimit të detyrave, sot rreth orës 09:30, gjatë kontrollimit të autobusit “Mercedes” me targa vendore, ka gjetur dhe sekuestruar 24 armë të ftohta – thika.

Me këtë rast është ndaluar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Në konsultim dhe autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, ndërkohë që hetime tjera lidhur me rastin janë në proces.

/TV Malisheva