Humolli kritikon ndërkombëtarët për qasje joneutrale: Lajçaku e Escobari janë proserbë

Fatmir Humolli, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar...

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Deri të enjten (10 maj) janë regjistruar mbi 1...

Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Elshani: Tre muaj lista e pritjes në Neurokirurgji

Extra AL PVC

Lista e pritjes për operacione në Klinikën e Neurokirurgjisë është deri në tre muaj por që ky kjo listë do të evitohej po të funksionohej salla e dytë operative. Kështu ka thënë drejtori i kësaj klinike, Besnik Elshani.

Sipas Elshanit, pacientët me hernia diskale që kurohet pa pasur nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale, i prijnë kësaj liste. Thotë se për uljen e numrit të kësaj liste, varen edhe operacionet tjera traumatike.

Ai thotë se kjo listë do të shkurtohej por të ekzistonin dy salla operative.

“Aktualisht kemi, gjithsesi që kemi. Është fjala për hernie diskale (pa ndërhyrje kirurgjikale), pacientët fatkeqësisht presin dhe kjo listë varet gjithsesi nga numri i operacioneve tjera traumatike të cilat zhvillohen në kuadër të muajve. Prandaj, kjo listë kishte me u zhduk fare në momentin kur do të kishim dy salla operative”, thotë Elshani.

Për pacientët që u rrezikohet jeta, Elshani thotë se ndërhyjnë edhe gjatë kujdestarive. Për këtë, këmbëngul që t’i kenë dy salla të operacioneve.

“Lista është mjaftë e gjatë, pacientë presin dikund dy deri në tre muaj, varësisht nga momenti se si zhvillohen operacionet tjera. Një dhimbje e boshtit kurrizor e cila mund të keqësohet, që mund të ketë pasoja tjera në kuptimin e deficitive neurokirurgjike, është goxha e gjatë, prandaj assesi ka raste që me të vërtetë bëhen urgjente ne duhet të intervenojmë e që e zakonisht e bëjmë edhe gjatë procedurës së kujdestarive, pra tek ne edhe këto raste operohen kur e shohim që pacienti me të vërtetë ka rrezik që mund të paralizohet apo mund të vdesë, prandaj kjo është kërkesa kyçe imediate e cila duhet të bëhet në kuadër të këtij viti që po e përmbyllim”, thotë tutje Elshani.

E sa i përket stafit shëndetësor, Klinika e Neurokirurgjisë qëndron shumë mirë. Elshani thotë se fatmirësisht klinika që ai e udhëheq nuk ka pasur ikje të stafit.

“Stafi në Neurokirurgji është relativisht mirë i përgatitur. Jemi tetë neurokirurg, kam edhe punëtorë tjerë specialistë dhe gjashtë specializantë të cilët janë në vitin e katërt të specializimit të tyre. Jemi të organizuar mirë, jemi ndër klinikat që funksionojmë shumë mirë në kuptimin e kujdestarive, pra gjithnjë shërbimi në Klinikën e Neurokirurgjisë është i përmbushur me 24 orë. Edhe sfera tjetër e punëtorëve të infermierisë është e angazhuar si në repart ashtu edhe në salla operative. Pra ne kemi edhe instrumentare të cilët për shkak të rrethanave dhe vetë strukturores që ne e kemi, duhet patjetër të qëndrojnë 24 orë. Shërbimi është korrekt, i organizuar mirë dhe në çdo kohë jemi të gatshëm që të intervetojmë në raste të traumave që sillen prej qendrave regjionale apo këtu nga rajoni i Prishtinës”, u shpreh Elshani.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Humolli kritikon ndërkombëtarët për qasje joneutrale: Lajçaku e Escobari janë proserbë

Fatmir Humolli, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar...

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Deri të enjten (10 maj) janë regjistruar mbi 1...

Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur...

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka dorëzuar në polici një...

Humolli kritikon ndërkombëtarët për qasje joneutrale: Lajçaku e Escobari janë proserbë

Fatmir Humolli, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se nuk është neutrale në raport me Kosovën e Serbinë. Në emisionin “FIVE”, Humolli...

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Deri të enjten (10 maj) janë regjistruar mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë brenda në Kosovë dhe afërsisht rreth 400 mijë në dy...

Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetarin e Federatës Panshqiptare në SHBA “Vatra”, Elmi Berisha. Ai tha se diaspora e...