Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person...

Mbi 300 të vdekur nga vërshimet në Afganistan, thotë OKB

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur dhe mbi...

Disa ushtarë të FSK-së nisen për në Turqi, kjo është arsyeja

Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ka njoftuar se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti përmend disa nga arritjet në sektorin e shëndetësisë

Extra AL PVC
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka përmendur arritjet e tij në sektorin e shëndetësisë dhe ka rikujtuar pandeminë Covid 19 duke thënë se menaxhimi dhe tejkalimi i saj ka konsumuar një kohë të konsiderueshme të vitit të parë të qeverisjes së tij.
Ai potencoi se në mars të vitit 2021, Kosova nuk kishte as edhe një vaksinë dhe asnjë kontratë për vaksina, e deri në fund të vitit, i siguruam 2.2 milionë vaksina dhe mbi 60% e popullatës së rritur u imunizua.
“Kosova, nga vendi i fundit në rajon, u bë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për nga shkalla e vaksinimit të popullatës. Vaksinimi masiv ishte ndërmarrja më e madhe shëndetësore ndonjëherë dhe sigurisht, çelësi i rikuperimit drejt ringjalljes ekonomike, sociale, kulturore”, theksoi Kurti.
Kryeministri bëri të ditur se në qeverisjen e tij kanë ndarë mbi 100 milionë euro më shumë për sektorin e shëndetësisë, 60 milionë për listën e re të barnave esenciale, dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna me sëmundje të ralla. Sepse shëndetësia, në radhë të parë, ka nevojë për investime që sigurojnë shërbime.
“Në Klinikën e Onkologjisë, nuk ka më listë të pritjes për terapi me rrezatim. Atë e kemi pajisur me një akselerator të ri në vlerën prej 1.4 milion euro, të cilave ia kemi shtuar edhe mbi gjysmë milionë euro për shtim të kapaciteteve spitalore. Në Klinikën e Neurokirugjisë, u investua në pajisje me vlerë 1.7 milion euro. Për Klinikën e Gjinekologjisë janë dedikuar 1.5 milion.
Funksionalizuam Rezonancën Magnetike (MRI) në Spitalin e Pejës dhe në Klinikën e Pediatrisë, kurse ajo në Spitalin e Prizrenit do të realizohet së shpejti. Gjithashtu, vumë në funksion Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor”, shtoi kryeministri.
Kurti gjithashtu potencoi se duke e shtuar numrin e inspektorëve farmaceutikë dhe shëndetësorë kemi dyfishuar kapacitet tona inspektuese.
Postimi i plotë:
/TV Arbëria
spot_img

Të fundit

Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person...

Mbi 300 të vdekur nga vërshimet në Afganistan, thotë OKB

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur dhe mbi...

Disa ushtarë të FSK-së nisen për në Turqi, kjo është arsyeja

Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ka njoftuar se...

Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale “që...

Mbi 300 të vdekur nga vërshimet në Afganistan, thotë OKB

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur dhe mbi 1.000 shtëpi janë shkatërruar, si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet sezonale, tha të...

Disa ushtarë të FSK-së nisen për në Turqi, kjo është arsyeja

Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që...