Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i pikëlluar nga lajmi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Migrimi ndikon edhe në arsimin e Kosovës

Extra AL PVC

Në Kosovë migrimi më i madh jashtë vendit ka ndodhur në vitet e 1990-ta, duke arritur kulmin gjatë luftës së viteve 1998-99, në këtë kontekst, arsyet e lëvizshmërisë të madhe, që është karakteristikë e shoqërisë moderne, Kosova historikisht ka pasur edhe arsye të tjera që kanë imponuar largimin e një pjese të popullatës së saj në drejtim të vendeve të tjera. Arsyet kryesore konsiderohet të kenë qenë: arsyet ekonomike dhe sociale, të cilat u takojnë të gjitha periudhave dhe arsyet politike.

Lëvizjet e mëdha të popullsisë të dekadave të fundit, ndikuan në numrin e përgjithshëm të popullsisë rezidente nëpër komunat e Kosovës.

Duke e parë se çdo vit ka një fluks të madh të migrimit në vendin tonë e shumica prej tyre janë të rinjët, padyshim që kjo dukuri në kohët e fundit po ndikon edhe në arsim.

Një nga Komunat që migrimi ka pasur ndikim është Komuna e Malishevës, të cilët kanë shprehur shqetësim për largimin e të rinjëve nga vendlindja.

Në lidhje me këtë temë kemi marrë mendime nga drejtori, zëvendësdrejtori e psikologu në  institucionet arsimore në Komunën e Malishevës.

Kryesuesi  i Komitetit për Arsim Januz Kastrati tregoi disa statistika për largimin e nxënësve në krahasim prej 10 viteve të fundit për instuticionet e arsimit të lartë në Komunën e Malishevës.

Ai po ashtu u shpreh se secili prej nesh duhet ta dojë punen e vet në mënyrë që edhe nxënësit ta kenë të qartë se edhe në Kosovë ka perspektivë për të punuar, për të jetuar mirë.

Administratori i Lartë në Drejtorinë e arsimit në Malishevë, Enver Mazreku, në lidhje me këtë temë tha se kjo çështje don fillimisht adresim qeveritar sepse të rinjët janë e ardhmja jonë dhe ikja e tyre ndikon negativisht në shoqërinë tonë.

Ai u shpreh se jemi të shqetësuar si institucione por ne duhet të jemi të vetëdijshëm të ndërtojmë veprime konkrete që të rinjët tanë të motivohen të qëndrojnë në Kosovë e jo të migrojnë.

Po ashtu, Mazreku tha se qeveria e vendit duhet të krijojë politika të mirëfillta përmes programve efektive në ndërtimin e perspektivave për punësim të qëndrueshëm të vendit.

E drejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha”, Izet Hoti, tha se migrimi është një fenomen shqetësues për vendin tonë por edhe për shkollën tonë, një plagë që seriozisht duhet të trajtohet nga shteti, të ndërmarr hapa konkret për parandalimin ose motivimin e të rinjëve që të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të arsimohen.

Ai shtoi se nxënësit, të rinjët po e shohin migrimin si një alternativë për të jetuar më të pavarur.

Po ashtu Hoti bëri edhe disa dallime në mes gjeneratave se sa nxënës largohen nga shkolla pikërisht për shkak të migrimit.

E psikologu i gjimnazit, Hafir Xhyliqi, u shpreh se npo bisedonin me nxënësit në lidhje me këtë temë dhe secili prej tyre i tregon arsyet e veta.

Ai po ashtu tha se tashmë vendi ynë në zhvillim e sipër po krijon kushtet që çdo i ri të gjejë punë dhe tashmë kemi edhe shkollim cilësor.

Gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14391 persona. Është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë: ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre, 7353 persona; imigruar në Kosovë, 4122 persona dhe kanë emigruar 42 mijë e 728 persona , thuhet në raportin e fundit të ASK-së.

Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1 milion e 773 mijë e 971 banorë rezidentë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka mbetur i lënduar një person Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin për të diskutuar mundësinë e mënyrës autonome të drejtimit të veturave Tesla në Kinë. Bëhet e...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të freskëta dhe të thata në sasi të kufizuara dhe të paracaktuara. Dieta “hipoglikemike”, e bazuar në...