Mot me diell dhe vranësira lokale

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë,...

Këto janë rregullat për votim në Maqedoninë e Veriut

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e...

Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Historiania serbe: Kosovën e kemi humbur, jam kundër Asociacionit

Extra AL PVC

Historiania serbe, Dubravka Stojanoviq, tha se “ne e humbëm Kosovën në luftë me fuqinë më të madhe botërore dhe për këtë është e nevojshme marrëveshja me Prishtinën”. Ajo tha se kundërshton themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Stojanoviq thotë se “edhe pse nuk e dimë se çfarë thotë, unë mbështes çdo marrëveshje që nuk është në dëm të askujt”.

Sipas saj, gjendja e konfliktit të ngrirë është katastrofike, para së gjithash për vetë Serbinë, e cila është në atë gjendje që nga vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, “dhe bota po ecën përpara, duke përfshirë edhe vetë Kosovën”.

Siç raporton “Danas”, Stojanoviq beson se Serbia me veprimet e saj po izolohet nga bota, dhe sa i përket anëtarësimit në OKB, nëse kaq shumë vende e kanë njohur Kosovën, “ata do të votojnë për atë vend, pavarësisht se çfarë thotë Serbia”.

Në pyetjen Bashkimit Evropian (BE) apo Kosova, ajo tha “natyrisht BE-ja” dhe kujtoi se “ne e humbëm Kosovën në një luftë me fuqinë më të madhe botërore”.

Kur u pyet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Stojanoviq tha se ajo ishte gjithmonë kundërshtare e madhe e një organizate të tillë, që nga ‘Republika Serbe e Krainës’, “sepse është ajo që angazhohet për një shtet të qytetarëve”.

“Këtë e perceptoj si ndarje territoriale”, shpjegoi ajo dhe kujtoi se shumica e serbëve nuk jetojnë në veri, “të cilët, në atë rast, do të mbeteshin pa të drejta”.

Duke komentuar idenë e referendumit për marrëveshjen me Kosovën, Stojanoviq theksoi se ajo kurrë nuk ka besuar në atë ide në Serbi, sepse të gjitha referendumet janë të manipuluara, “sidomos nën këtë regjimi”.

Ajo vuri në dukje se gjithmonë ekziston rreziku i konfliktit jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, duke përfshirë Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi, “sepse pushteti në Serbi dëshiron t’i mbajë konfliktet të hapura”.

Për Stojanoviqin, si historiane, Kosova është një mësim i rëndësishëm se “ne nuk arritëm ta realizojmë ëndrrën e brezave dhe se duhet të mendohemi për këtë”.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mot me diell dhe vranësira lokale

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë,...

Këto janë rregullat për votim në Maqedoninë e Veriut

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e...

Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e...

Berisha: Në Malishevë pritet të fillojë dezisenktimi kundër rriqrave gjatë muajit maj

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin...

Mot me diell dhe vranësira lokale

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, por me tendencë destabilizimi. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira lokale që do të...

Këto janë rregullat për votim në Maqedoninë e Veriut

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, në të cilën qytetarët duhet të zgjedhin presidentin e vendit dhe përbërjen e re...

Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij”, të cilët e renditën Kosovën 19 vende më poshtë në krahasim me...