Nesër shënohet 26-vjetori i rënies së heroit Bahri Fazliu

Për nder të 26-vjetorit të rënies heroike të heroit...

Anëtarësimi në KiE, Tahiri thotë se Qeveria duhet të jetë e mençur të mos e izolojë Kosovën nga Evropa

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rreth...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kalaja e Lezhës do të ndriçohet, së shpejti mund të vizitohet edhe natën

Extra AL PVC

Kalaja e Lezhës së shpejti do të ndriçohet nga dritat në çdo cep. Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Shkodrës, ekipet e së cilës vijojnë punët e përditshme në funksion të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të sinjalistikës së pasurive kulturore.

Ndriçimi përfshin, hyrjen e kalasë, ndriçimin e mureve të jashtme dhe të objekteve të brendshme me vlerë.

Me zbatimin e projektit elektrik, ndriçimi i saj parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik, me vëmendje të veçantë për elementet identifikuese të kalasë, duke iu shtuar rrjetit të ndriçuar të kalave në të gjithë Shqipërinë.

“E veçanta e këtij investimi është se, për herë të parë në një objekt të tillë, siç është Kalaja e Lezhës do të bëjë që kalaja, jo vetëm do të ketë një pamje madhështore, por ajo do të mund të vizitohet edhe gjatë natës nga vizitorë të ndryshëm”, u tha në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër.

Ndryshe, Kalaja mesjetare e Lezhës është ndërtuar mbi rrënojat e Akrolisit antik në shekullin IX-të, duke marrë kështu karakterin e një qendre qytetare.

Ajo është rindërtuar disa herë duke filluar që nga shek. III-të para. Kri. nga Mbretëria Ilire, Bizantinët pas djegies nga inkursionet sllave të vitit 592, nga Dukagjinët vendas pasi u dogj aksidentalisht në vitin 1398, Venedikasit gjatë viteve 1440-1451 duke marrë edhe formën që ka sot.

U dogj dy here në vitet 1478 dhe 1503 nga vetë qytetarët lezhjanë pasi u rrezikua nga osmanët të cilët e përdornin si bazë për të sulmuar vendasit që ishin zhvendosur në Ishullin e Lezhës. Te rrezikuar nga sulmet e mundshme Veneciane nëpërmjet lumit Drin dhe sulmet e kryengritësve Shqiptarë, sulltan Sulejman Selim Bajazit Han (Sulejmani i Madhërishëm) urdhëroi rindërtimin e kalasë në vitet 1521-1522.

Muret e kësaj periudhe janë të mbivendosura mbi ato veneciane dhe kësaj periudhe i përket edhe restaurimi i Xhamisë Sulejmanie dhe muret turke që ndajnë oborrin e brendshëm me atë të jashtëm brenda hapësirës së Kalasë. Në Kalanë e Lezhës ndodheshin tre pllaka mermeri me basoreliev.

Shqiponja me një gjarpër nën kthetra paraqitej në njërën prej tyre, tjetra paraqiste një luan të Shën Markut (venecian) dhe tek e fundit paraqiteshin dy shenjtorë me një kryq të stilizuar. Këto pllaka mermeri ishin me madhësi që i përshtateshin kornizës se portës hyrëse të Kalasë, vend që më pas është vendosur pllaka osmane që flet pikërisht për rindërtimin e kalasë nga osmanët.

Kjo kala dominon deri në bregun e detit dhe mbyll pothuajse gjithë rrugët për në brendësi. Ana Komnena e quajti kështjellën e Elissonit, “një kështjellë në ajër, syri i djathtë i Durrësit”.

Sot në kalanë e Lezhës mund të shihet, përveç peizazhit të bukur e relaksues, edhe teknikat dhe fazat e ndryshme të ndërtimit mijëravjeçar të vendosura sipër njëra-tjetrës, si dhe një sipërfaqe rreth 1.5 ha me ambiente çlodhëse.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Specialja për dëshmitarin e 62-të: Është arrestuar e rrahur nga ushtarët e UÇK-së në fillim të 1999-ës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Nesër shënohet 26-vjetori i rënies së heroit Bahri Fazliu

Për nder të 26-vjetorit të rënies heroike të heroit...

Ushtria izraelite merr nën kontroll kufirin në Rafah

Ushtria izraelite tha të martën se ka marrë kontrollin...

Anëtarësimi në KiE, Tahiri thotë se Qeveria duhet të jetë e mençur të mos e izolojë Kosovën nga Evropa

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rreth...

Specialja për dëshmitarin e 62-të: Është arrestuar e rrahur nga ushtarët e UÇK-së në fillim të 1999-ës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 62-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili mban...

Nesër shënohet 26-vjetori i rënies së heroit Bahri Fazliu

Për nder të 26-vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit, Bahri Fazliu, nesër në orën 12:00, në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania...

Ushtria izraelite merr nën kontroll kufirin në Rafah

Ushtria izraelite tha të martën se ka marrë kontrollin e pikëkalimit kufitar në Rafah, midis Gazës dhe Egjiptit, pjesë kjo e cila ka qenë...