spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Elon Musk, gazetarit të BBC: Ti thjesht po gënjen

Extra AL PVC

Pronari i Twitter, Elon Musk ka akuzuar një reporter të BBC-së se po gënjen gjatë një interviste në të cilën po flitej edhe rreth incidenteve të gjuhës së urrejtjes në rrjetin social.

Sipas mediave të huaja, Musk u pyet nga gazetari amerikan i teknologjisë, James Clayton, se si do t’i përgjigjej pretendimeve se nuk ka staf të mjaftueshëm në Twitter për të kontrolluar rritjen e përmbajtjes së urrejtjes.

Por ai e sfidoi gazetarin duke kërkuar nga ai që t’i jepte shembuj të një përmbajtjeje të tillë – dhe kur Clayton refuzoi ta bënte këtë, Musk e akuzoi atë për përhapjen e një pretendimi ‘të rremë’.

Pronari i Twitter tha: “Unë po kërkoj një shembull dhe ju nuk mund të jepni një të vetëm…. Unë them zotëri se ju nuk e dini për çfarë po flisni”.

“Ju nuk mund të më jepni një shembull të vetëm të përmbajtjes së urrejtjes, as edhe një të vetme. E megjithatë ju pretenduat se përmbajtja e urrejtjes ishte e lartë. Kjo është e rreme, ju thjesht po gënjeni”.

Ndryshe gjatë një diskutimi të gjerë në selinë e Twitter në San Francisko, Musk tha gjithashtu se Twitter kishte ‘katër muaj jetë’ kur bleu firmën.

Ai këmbënguli se duhej të ulten kostot për ta shpëtuar atë nga falimentimi dhe konfirmoi se rreth 80 për qind e stafit të saj janë larguar që kur ai mori detyrën në tetorin e kaluar.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...