spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani fajësohet për mosdekretim të kryeprokurorit: S’është qasje serioze në luftimin e korrupsionit

Extra AL PVC
Njohësit e çështjeve të drejtësisë po e konsiderojnë të dëmshme për sistemin e drejtësisë mospërzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit tash e një vit. Ata thonë se vonesa të tilla janë shqetësuese dhe tregues i qartë i mosluftimit të korrupsionit.

Ndonëse atë pozitë e ushtron një ushtrues detyre, njohësit e drejtësisë e vlerësojnë se mungesa e përzgjedhjes ndikon edhe në luftimin e korrupsionit.

Avokati Yll Zekaj, thotë se praktika të tilla ka pasur edhe në të kaluarën. Thotë se vonesa e përzgjedhjes, është e pajustifikueshme.

Zekaj përmend edhe raportin e progresit, i cili vë kritika për shkak të ngecjeve në sistemin Prokurorial të Kosovës.

“Pozita e kryeprokurorit të shtetit në sistemin tonë, sidomos në sistemin prokurorial është shumë e rëndësishme për shkak se është figura kyçe e tërë sistemit prokurorial dhe çdo mungesë e kryeprokurorit të shtetit, mund të quhet e pajustifikueshme për shkak të rëndësisë së tij që ka në këtë sistem. Ne kemi pasur edhe në të kaluarën e kanë treguar edhe raportet, sidomos raporti i progresit për Kosovën apo raporti i Parlamentit të Shteti që ka ngecje shumë të mëdha në sistemin prokurorial të Kosovës e pikërisht për shkak të pozitës së kryeprokurorit të shtetit, apo prokurorit të shtetit që kemi pasur në 7 vitet e kaluara, kurse tanimë po bëhen 1 vit kur Këshilli Prokurorial i Kosovës ka propozuar një kandidat për kryeprokuror të shtetit, pas një procesi i cili ka pasur shumë vërejtje qoftë nga shoqëria civile, qoftë edhe nga partnerë ndërkombëtarë të cilët e kanë monitoruar sistemin prokurorial, për mungesë integriteti të këtij procesi deri në propozimin e emrit për kryeprokuror të shtetit dhe tanimë kemi ngecje rreth një vit nga ana e emrit të cilit tanimë është propozuar që tashmë një vit në zyrën e presidentes, dhe presidentja ende nuk i ka dhënë një rrugë këtij procesi”, u shpreh Zekaj.

“Presidentja ka thënë që do t’i pres të shteren të gjitha mjetet juridike nga ana e kundërkandidatëve apo nga ana e personave që kanë interes në këtë proces, ka deklaruar se ka marrë komente dhe ka marë komente nga procesi, qoftë nga shoqëria civile qoftë nga partnerët ndërkombëtarë por ende nuk kanë dalë me ndonjë vendim, nëse e njëjta do ta dekretojë të propozuarin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës zotin Blerim Isufaj, apo nuk do ta dekretojë dhe do t’i hapë rrugë procesit të ri që të zhvillohet për kryeprokuror të shtetit dhe prapë e ritheksoj çdo vonesë në këtë proces e dëmton shumë sistemin prokurorial sepse nuk është e njëjta sikur ta kemi një kryeprokuror me mandat 7 vjeçar apo kjo pozitë të ushtrohet nga ushtrues detyre”, u shpreh ajo.

Zekaj thotë se shkaku i mospërcaktimit të afateve kushtetuese, presidentja Osmani po e zgjat këtë proces.

“Nuk mund të themi që presidentja është duke bërë shkelje, për arsye se kushtetuta mbetet e heshtur në afatet kushtetuese brenda të cilave duhet të dekretohet kryeprokurori i shtetit, nuk kemi një afat të përcaktuar as me Kushtetutën e Kosovës, e as më ligjet e tjera me të cilat do ta kufizonin në aspektin kohor presidenten për ta dekretuar, por në aspektin e rëndësisë që ka kryeprokurori i shtetit, presidentja duhet ta merr parasysh dhe duhet sa ma shpejtë t’i shtjerrë të gjitha gjetjet e nevojshme, qoftë për procesin e kaluar apo gjetjet e tjera dhe në fund të vendosë sa më shpejtë për dekretimin apo jo të zotit Isufaj, të kemi një kryeprokuror të shtetit apo të hapet rrugë për një proces të ri”, u shpreh në fund Zekaj.

Kritika në adresë të presidentes ka edhe avokati Arbër Jashari. Ai këtë e quan mosguxim për ta përfunduar këtë proces, qoftë me dekretim ose duke e kthyer mbrapsht propozimin e KPK-së.

“Në fakt kjo çështja e kryeprokurorit të shtetit më shumë i atribuohet mosguximit të presidentes së Kosovës për ta marrë një vendim për ta dekretuar kryeprokurorin e shtetit ose për ta kthyer mbrapsht propozimin e KPK-së, dhe ndonëse nuk mund t’i atribuohet direkt Qeverisë së Kosovës, prapë se prapë ndërlidhet me politikat ose me premtimet me të cilat ka ardhë në pushtet kjo klasë e tanishme politike”, u shpreh ai, teksa thotë se vonesa të tilla janë shqetësuese pasi nuk tregon qasje serioze në luftimin e korrupsionit.

“Është pak shqetësuese kjo stërzgjatje e paarsyeshme e mosdekretimit të kryeprokurorit të shtetit, ndonëse në aspektin ligjor atë pozitë e ushtron një ushtrues detyre i cili i ka të gjitha kompetencat, prapëseprapë do të thoja nuk është ndonjë qasje serioze në luftimin e korrupsionit, për arsye se në pozita të mëdha publike nuk duhet të jenë ushtrues detyre por duhet të jenë njerëz të cilët duhet të jenë të zgjedhur me mandat të plotë, e të cilët mund të zhvillojnë politika dhe të marrin vendime të rëndësishme”, u shpreh Jasharaj.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...