Si po e kërkon shpëtimin pushteti aktual për autonominë e vetëmenaxhimit serb te qeverisjet e kaluara?

Ka kohë që përfaqësuesit kryesorë të pushtetit në Kosovë,...

Gashi: Kurti ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve e ndërmarrjeve të pavarura

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben...

Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Skitarja austriake që kërkon t’i sjellë medalje Kosovës: Motivohem nga vajzat e xhudos

Extra AL PVC

Skitarja austriake Sophie Sorschag ka vendosur që nga ky vit ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare. Në fillim të kësaj jave, kampionia e botës në garat ekipore të skitarisë mori nënshtetësinë e Kosovës, vendim ky për të cilin thotë se ndihet krenare.

Sorchag thotë se ndihet tejet e lumtur që do të garojë nën flamurin e Kosovës, derisa shpreh hapur objektivin që vendit tonë t’i sjellë medalje olimpike.

Sorschag: Kosovës do t’i sjellë medalje olimpike

“Unë thjesht doja të skijoj për një komb që vlerëson punën time dhe jam shumë e mirëpritur këtu, prandaj jam e lumtur që do ta përfaqësoj Kosovën në të ardhmen. Objektivi im është të fitoj medalje olimpike ose medalje në ngjarje të mëdha dhe të jem e suksesshme”, tha ajo.

Sorschag shton se për të arritur deri tek medaljet motivohet nga sukseset e vajzave të xhudos në Kosovë si dhe vlerëson pritjen e ngrohtë që i është bërë në Kosovë.

Sorschag: Motivohem nga vajzat e xhudos për të fituar medalje

“Njerëzit janë shumë mikpritës, dhe unë isha e mirëpritur këtu, ata janë kaq miqësorë dhe kjo më pëlqen… Po, kam dëgjuar tashmë për këto tre medaliste olimpike (Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi) medalje ari. A më motivojnë ato? Po sigurisht.”, theksoi Sorschag.

I lumtur me vendimin e skitares për ta përfaqësuar Kosovën është shprehur edhe trajneri i saj Jure Radelj, derisa zbulon arsyen kryesore pse zgjodhën Kosovën për përfaqësim në arenën ndërkombëtare.

Radelj: Kosova vend në të cilin Sorschag mund t’i realizojë ëndrrat

“Po, e vlerësoj vërtet. Ne gjetëm bashkëpunim për të ardhmen, kështu që jam shumë i lumtur që vendosëm dhe do të përfaqësojmë në sezonet e ardhshme Republikën e Kosovës. Arsyeja kryesore ishte se njerëzit me të cilët kam komunikim na dëgjojnë dhe shohin në të ardhmen për të promovuar Republikën e Kosovës dhe gjithashtu për të dhënë diçka për të rinjtë e skitarisë, kjo është pika kryesore dhe gjithashtu që Sophie mundet të vazhdojë karrierën e saj dhe të bëjë realitet ëndrrën për lojërat olimpike në Milano”, tha Radelj.

Ai ritheksoi synimin e qartë për t’i sjellë Kosovës medalje olimpike e botërore.

Radelj: Synojmë medalje olimpike dhe botërore

“Synimi ynë i qartë është të luftojmë për medalje dhe sigurisht, Sophie është një skitare me të vërtetë e talentuar. Ajo po punon shumë për të ardhmen, tashmë ne jemi në gjendje të mirë, në progres të mirë. Pra, ne e vlerësojmë vërtet që sezoni i verës po vjen shpejt, ne do të godasim kështu që unë kam qëllime të qarta për Lojërat Olimpike dhe Kampionatin Botëror”, theksoi ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Si po e kërkon shpëtimin pushteti aktual për autonominë e vetëmenaxhimit serb te qeverisjet e kaluara?

Ka kohë që përfaqësuesit kryesorë të pushtetit në Kosovë,...

Gashi: Kurti ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve e ndërmarrjeve të pavarura

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben...

Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë...

Paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, Nagavci kërkon maturi: Të punojmë në përmirësimin e cilësisë në arsim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,...

Si po e kërkon shpëtimin pushteti aktual për autonominë e vetëmenaxhimit serb te qeverisjet e kaluara?

Ka kohë që përfaqësuesit kryesorë të pushtetit në Kosovë, sikur se, kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe më herët, kryeparlamnetari Konjufca, po e kërkojnë shpëtimin...

Gashi: Kurti ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve e ndërmarrjeve të pavarura

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se në seancën e radhës do të diskutohet raporti i Departamentit amerikan të...

Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Kurti ka njoftuar në platformën X se Gjermania ka...