Presidentja Vjosa Osmani kujtoi Betejën e Çabratit

Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve...

Qeveria u mundëson serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët në ato të Republikës së Kosovës, Kurti jep detaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar...

Aliu iu bën thirrje qytetarëve dhe diasporës së Ferizajt të regjistrohen

I pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, iu...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Extra AL PVC

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët për nenin shtatë të marrëveshjes së dakorduar me Serbinë, ku flitet për vetëmenxhim.

Gashi në seancën e sotme të Kuvendit, tha se Kurti është i vetmi lider që ka mundur të krijojë autonomi territoriale vetëqeverisje për komunitetin serb në Kosovë.

Gashi: Kryeministri po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës

“Kryeministri po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës, duke iu referuar Konventës kornizë për të drejtat e komuniteteve të Këshillit të Evropës, ku në fakt bëhet fjalë për kartën e vetëqeverisjes lokale, e cila merret me decentralizimin, delegimin territorial, administrativ dhe fiskal. Për secilin nen të këtyre dy dokumenteve unë mundem me iu referuar kartës për vetëqeverisje lokale. E sfidoj kryeministrin që Konventën Kornizë le të gjejë një referencë për secilat pika të këtyre dy dokumenteve”, tha ai.

Ai renditi disa nga dilemat e tij për marrëveshjen kornizë bazë me Serbinë dhe aneksin e zbatimit të tij.

Gashi: Kurti ka krijuar autonomi territoriale për komunitetin serb në Kosovë

“Jeni i vetmi person në këtë vend që keni mundur me shkelë përmbi institucionin e juaj të quajtur zajednicë dhe për të krijuar autonomi territoriale vetëqeverisje për komunitetin serb në Kosovë”, shtoi Gashi. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

​91 vite nga lindja e Bilbilit të Kosovës

Nexhmije Pagarusha ka lindur më maj të vitit 1933...

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi Betejën e Çabratit

Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve...

Qeveria u mundëson serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët në ato të Republikës së Kosovës, Kurti jep detaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar...

Aliu iu bën thirrje qytetarëve dhe diasporës së Ferizajt të regjistrohen

I pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, iu...

​91 vite nga lindja e Bilbilit të Kosovës

Nexhmije Pagarusha ka lindur më maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, dhe ka vdekur më shkurt të vitit 2022, në moshën...

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi Betejën e Çabratit

Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të...

Qeveria u mundëson serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët në ato të Republikës së Kosovës, Kurti jep detaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se qeveria ka marrë vendim që t’u mundësojë qytetarëve konvertimin e patentë shoferëve të lëshuara...