Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren...

Rrihen babë e bir ndërmjet vete në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rrahur babë...

Cameron pritet ta vizitojë Shqipërinë, kjo është agjenda

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kurti-Hoxhajt: Në negociata nuk bëhet publike strategjia

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjatë ditës së sotme ka biseduar me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, i cili ia ka uruar suksesin në Ohër. Kështu është shprehur ai, derisa ka replikuar me deputetin Enver Hoxhaj, ku ky i fundit ka thënë se Kurti ka dështuar.

Kurti gjatë seancës plenare, ku është duke u diskutuar për marrëveshjen e dakorduar në Ohër, ka thënë se Chollet e ka telefonuar në orën 13:00.

Kurti: Chollet më telefonoi për të ma uruar suksesin

“Porsa ma uroi në telefonatë, zyrtari i lartë i State Departament, Derek Chollet, suksesin në Ohër. Ju thatë që është dështim, deputeti Hoxhaj tha se është dështimi në Ohër. Unë në ora 13:00 kisha telefonatë dhe prandaj u desh të largohesha nga seanca, në orën 13:00 kam pasur telefonatë me të dhe ai më ka thirr të më urojë për suksesin. A ju thatë që është dështim, pra ju po besoni që Kosova ka dështuar në Ohër, ndërkaq zotëri Derek Chollet ma uroi suksesin në Ohër”, është përgjigjur Kurti.

Kryeministri Albin Kurti po ashtu i ka replikuar deputetit Hoxhaj, i cili ka thënë se në negociata shkohet me dy-tre skenarë.

Kurti: Në negociata nuk bëhet publike strategjia

“Deputeti Hoxhaj tha në negociata shkohet me dy-tre skenarë. Pyetja ime për deputetin Hoxhaj është a me dy a me tre? Kur thua shkohet me dy-tre skenarë, kjo tregon që nuk e ke skenarin me gjithë mend, sepse veç donë më shumë se një. Pse jo katër, deputeti Hoxhaj. Po unë nuk mund ta shpalosi këtu strategjinë time. Në negociata nuk bëhet publike strategjia, ju nuk e dini sa skenarë kam pasur unë”, është shprehur Kurti.

Për këtë, është kundërpërgjigjur deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se Kurti nuk duhet t’i besojë as Chollet.

Hoxhaj: Kryeministri më së paku do të duhej të më besonte mua dhe t’i besonte Chollet

“Kryeministri më së paku do të duhej të më besonte mua dhe t’i besonte Chollet. Në rregull jemi. Veç me Cholletin le të është ky dhe me Blinken, çka tha ai mbrëmë. Por, unë nuk dëgjova nga ai një plan B se a do të marrim pas kësaj marrëveshje pesë njohjet nga BE-ja”, ka reaguar Hoxhaj.

Më tej, Kurti ka vijuar duke thënë se ka fituar Kosova dhe kanë ngadhënjyer në Bruksel e Ohër.

Kurti: Ka fituar Kosova

“Unë nuk shfaqem mbase shumë triumfues e fitues këtu, sepse jam në Kuvend të Republikës. Ashtu shfaqem atje ku duhet, atje kemi fitu. Jo unë si kryeministër, ka fituar Kosova. Pra, de-facto njohja edhe gjithë mbështetja ndërkombëtare edhe konstruktiviteti ofensiv që e kemi kanë ngadhënjyer edhe në Bruksel edhe në Ohër”, ka replikuar Kurti./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gjobitet Don Xhoni, kapet duke bërë gara në Tiranë me lamborghini

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni,...

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren...

Humbja e kohës që vret të ardhmen

Shkruan:Agron Hoti Pse s’jemi të sinqertë përballë qytetarit?! Pse s’ia...

Rrihen babë e bir ndërmjet vete në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rrahur babë...

Gjobitet Don Xhoni, kapet duke bërë gara në Tiranë me lamborghini

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni, është kapur duke bërë gara shpejtësie në Tiranë. Don Xhoni është gjobitur me 400 euro, ndërsa...

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka thënë se kësaj të fundit ia ka...

Humbja e kohës që vret të ardhmen

Shkruan:Agron Hoti Pse s’jemi të sinqertë përballë qytetarit?! Pse s’ia treguam kurrë të vërtetën?! S’ia treguam që vijën ndarëse veri-jug mbi Urën e Ibrit në...