Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama: Qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale

Rama: Qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur sot se qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale të ndërtimit.

Rama ka potencuar se objekti ka marrë formë dhe janë duke u përfunduar punimet e brendshme.

“Me përfundimin e këtij objekti, të gjithë qentë endacak të identifikuar në territorin e #kryeqytetit do të trajtohen – vaksinohen, shërohen dhe kastrohen/sterilizohen në këtë qendër.”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë edhe ndërtimi i Parkut të Kafshëve, “me fokus në qentë me dhe pa pronarë, në një sipërfaqe prej 10 hektarëve në fshatin Slivovë”.

“Ndërtimi i Parkut tashmë është në fazën përgatitore të procedurave të brendshme të domosdoshme për realizimin e tij.”, ka shkruar tutje Rama.

/TV Arbëria

                                     Postimi i plotë: