Njësitet policore në Mitrovicë kanë bërë të ditur se më 18.03.2023 është konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës nga i dyshuari është realizuar në rrugën “Ibri” në Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur në posedim dhe i është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar R. F.,18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’.
/TV Arbëria