Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E dhunoi një të mitur, arrestohet një person në Viti

E dhunoi një të mitur, arrestohet një person në Viti

Një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Sipas policisë, viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raportit është vërtetuar se e mitura është dhunuar.

Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësore në bazë të së cilave, ai ka prapambetje mendore të shkallës së lehtë.

Rasti është iniciuar si dhunim.

“Viti 11-12.03.2023 – 21:30-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova nën dyshimin se ka dhunuar viktimën femër të Kosovës-e mitur. Viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit. Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

/TV Arbëria