Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Borrell jep detaje për takimin në Ohër

Extra AL PVC

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka dhënë disa detaje për takimin në Ohër që pritet të mbahet të shtunën mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për media të premten, pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevan Pendarovski, Borrell ka thënë se ky takim është i rëndësishëm dhe mundësi që nuk duhet humbur.

Ai gjithashtu ka deklaruar se Kosova dhe Serbia tashmë kanë ofruar komentet e tyre për aneksin e implementimit të Propozimit evropian, për përmbajtjen e së cilës kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel.

“Dua të bëj një lloj përkujtimi të asaj se ku jemi dhe ku duam të jemi. Para tri javësh në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq u darkoduan mbi propozimin e BE-së. Ata janë pajtuar që ky propozim do të jetë rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Janë pajtuar se do të takohen së shpejti për të finalizuar ankesin e zbatimit”, është shprehur Borrell.

Duke folur për marrëveshjen ai ka thënë se ajo është e mirë, e shtegu për zbatimin e saj është edhe më i mirë.

“Ky takim që do të mbahet nesër do të mbahet për të përcaktuar hapat konkret që duhet të ndërmerren në një periudhë kohore konkrete, çka duhet të bëhet, kur edhe si. Kemi një histori të gjatë të marrëveshjeve që nuk janë zbatuar kurrë. Të dyja palët kanë ofruar komentet e tyre për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, ndërsa nesër do t’i diskutojmë dhe do të prodhojmë një version të konsoliduar të ankesit në bazë të këtyre komenteve dhe diskutimeve”.

Borrell tutje ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia të shtunën të arrijnë të pajtohen mbi rezultatin përfundimtar të këtyre diskutimeve.

“Ky aneks i zbatimit do të jetë pjesë përbërëse e marrëveshjes. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë do t’i vendosim marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në një shteg afatgjatë e stabil në tejkalimin e krizave që i kemi pasur të shpeshta në muajt paraprak”, është shprehur Borrell, duke shtuar se shpreson që të krijohet një momentum i ri për zgjerimin e BE-së.

Ndryshe, të shtunën më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet...

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Një qytetar nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore, është...

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e ardhshme, nesër dhe pasnesër do të shpërndahet materiali zgjedhor konfidencial, të cilin komisionet komunale zgjedhore...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia Saudite është dënuar me 11 vjet burg për shkak të veshjes së saj, kanë pretenduar...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet ka pyetur qytetarët për ekipin e preferuar futbollistik. Dikush e lavdëroi Messin e të tjerë ekipin...