Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Iotova: Bullgarët nuk do ta gjejnë vendin e tyre në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

Extra AL PVC

Zëvendëspresidentja Iliana Iotova tha se nuk sheh shenja se bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të gjejnë vendin e tyre në Kushtetutën e këtij vendi. Ajo foli në një konferencë për shtyp ku prezantoi programin e festimeve të 30-vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, të mbajtur në Presidencë të premten.

“Kam ndjenjën se ka një fushatë për të parandaluar përfshirjen e komunitetit tonë në ligjin bazë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha ajo, duke shtuar se ky është një kusht i qartë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin thelbësor të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE.

Sipas Iotovës, pranimi i propozimit francez nga Shkupi ishte hapi i fundit pozitiv në rrugën e këtij vendi drejt anëtarësimit në BE. Iotova i përshkroi të gjitha veprimet e mëvonshme si hapa prapa.

Ajo tha se Komisioni i Përbashkët Multidisiplinar i Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore nuk po funksionon dhe po bëhet thjesht një formalitet.

Ajo kritikoi autoritetet në Shkup se nuk iu përgjigjën siç duhet sulmeve kundër klubeve kulturore bullgare në Maqedoninë e Veriut.

“Do të doja të bëj një pyetje retorike – a do të informohen Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, i cili vizitoi Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi për faktin se instituti i kulturës bullgare është vandalizuar dhe cila do të jetë reagimi i institucioneve evropiane”, tha ajo. Sipas saj, nuk ka sesi dy komisionerët e BE-së të mos informohen për këtë fakt.

Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të luftojë për të drejtat e tyre, “sepse nuk ka Evropë ku të drejtat e njeriut mungojnë”, tha ajo.

Presidenti Rumen Radev në të ardhmen do të ketë bisedime me institucionet evropiane, gjatë të cilave do të diskutojë sulmin e fundit kundër Institutit bullgar të kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha Iotova.

Natën e mes 15 dhe 16 mars, persona të paidentifikuar kanë hyrë në objektin e qendrës kulturore dhe informative bullgare në Shkup. Në murin e pasmë të objektit janë shkaktuar dëme materiale. Qendra u hap më 25 nëntor 2022. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e...

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale. Sipas agjencisë shtetërore të mbrojtjes civile të Brazilit, pothuajse 70 persona...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e LSDM-së për deputet në Zonën Zgjedhore numër 6. Demiri është pjesë e listave të LSDM...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Ylli,...