Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do...

Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë...

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiq: Ende nuk kemi marrë një draft nga BE-ja për marrëveshjen e zbatimit

Extra AL PVC

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Serbia dhe Kosova kanë paraqitur propozimet e tyre për planin e zbatimit, por që ende nuk ka marrë asnjë draft se çfarë dëshiron BE-ja.

Ai pas takimit të djeshëm me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, sot iu ka drejtuar mediave, duke thënë se para tyre do të jenë ditë aspak të lehta për shtetin e tyre.

Vuçiq: Normalizimi nuk është një eufemizëm për njohjen e Kosovës de facto apo de jure

“Kam heshtur për ditë të tëra për Kosovën. Nuk kam dalë publikisht me deklarata apo analiza duke dashur t’i mbledh të gjitha. Ditët e kaluara kemi biseduar se çfarë duhet për të arritur në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Për mua, normalizimi nuk është një eufemizëm për njohjen e Kosovës de facto apo de jure. Normalizimi që e konsideroj të domosdoshëm është që me shqiptarët të kemi marrëdhënie më të mira se sa kemi sot dhe të përpiqemi të jetojmë sa më shumë bashkë dhe pranë njëri-tjetrit”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka pse t’i kërkojë falje askujt, sepse në media dhe rrjete të ndryshme sociale janë publikuar kaq shumë marrëzi. Sipas tij, për një letër që publikuan shqiptarët që është lista e dëshirave të tyre, që ata ia dorëzuan BE-së se si do të donin të dukej marrëveshja e zbatimit.

Vuçiq: Ne ende nuk kemi marrë një draft se çfarë dëshiron BE-ja

“Ne ende nuk kemi marrë një draft se çfarë dëshiron BE-ja. Kam punuar me ta për tre ditë për këtë pyetjen tuaj. Ne kemi paraqitur propozimin tonë dhe shqiptarët kanë paraqitur propozimin e tyre. Ne ende nuk kemi marrë asgjë nga Brukseli deri në orën 18:00 dhe ajo letër ende nuk ekziston”, ka theksuar Vuçiq.

Vuçiq është pyetur edhe për zgjedhjet që do të mbahen më 13 prill në veri të Kosovës.

Vuçiq: Duhet të krijohen kushte për zgjedhjet në veri

“E dëgjuat qëndrimin e Listës serbe, ata thanë se nuk do të marrin pjesë në to, e sa për mua, mendoj se duhet të krijohen kushte të ndryshme, më serioze, por nuk do të ndërhyj në vendimet e tyre, ata e dinë shumë më mirë”, tha ai.

Ai ka folur edhe për Asociacionin , duke përseritur vetëm disa nga kompetencat kryesore të asociacionit të komunave serbe, duke thënë se do të lidhë 97% të mjediseve serbe si një tërësi e vetme.

Vuçiq: Duhet plotësuar ajo që është nënshkruar

“Nëse nuk gabohem e kemi nënshkruar unë dhe Mustafa, është një dokument që është shumë i rëndësishëm për ne, sepse në të thuhet qartë se Republika e Serbisë, jo vetëm vendet e tjera, por Republika e Serbisë ka të drejtë të financojë kompetencat e përcaktuara atje, duke përfshirë shëndetin dhe arsimin, zhvillimin urban rural dhe planifikimin hapësinor, zhvillimin ekonomi , zhvillimi jashtëzakonisht i rëndësishëm, dhe të gjitha gjërat kulturore dhe të tjera këtu për të cilat po flisja me atë është thelbi i diçkaje, kur e keni këtë atëherë keni siguri shumë më të madhe për popullin tonë, ai asociacion i ka të gjitha organet nga presidenti, asambleja, këshilli dhe gjithçka tjetër. Dhe në të njëjtën kohë, askush nuk mund të ndalojë sistemin tonë të pagesave dhe të thotë nesër se nuk mund të paguani rrogat e mjekëve, nuk mund t’i paguani mësuesit, mësuesit në kopshte e kështu me radhë, ashtu si sot kur dikujt i dhuna i vjen në mendje mund të bëjnë çfarë të duan, këtë është dashur ta kishin përmbushur 10 vjet me parë dhe unë e kam thënë qartë se çfarë është nënshkruar, nëse i ke lexuar me vëmendje ato dy fjali që i kam thënë në deklaratë, duhet plotësuar ajo që është nënshkruar”, tha ai.

Sipas tij, Asociacionin e komunave serbe është një gjë shumë e rëndësishme për Serbinë, për cka ka folur edhe me Escobar dhe Lajçak. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do...

Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë...

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do të administroj betimin solemn të shërbimit për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes...

Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”. Seanca është...

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Mbledhja pritet të mbahet me fillim nga ora 11:00. Aty pritet të bëhet miratimi i...