Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Therje me thika në Lipjan, dy persona dërgohen në QKUK

Therje me thika në Lipjan, dy persona dërgohen në QKUK

Të mërkurën një burrë në Lipjan ka plagosur me thikë dy persona.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 13:39 derisa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Rasti nga policia është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që dyshohet se ka therur me thikë dy viktimat meshkuj. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

/TV Arbëria