Plagosja e kryeministrit sllovak, vjen reagimi i parë nga Kosova

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar pas...

Pas plagosjes, kryeministri sllovak futet për krahësh në makinë nga truprojet

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur para pak...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Abdixhiku, Hovenierit: LDK mbështet implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog

Extra AL PVC

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike ne vend dhe procesin e dialogut.

Abdixhiku ka deklaruar se LDK përkrahë procesin e dialogut dhe mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.

“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Themelet e bashkëpunimit tona janë historike dhe mbi to do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut. Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin mbi qëndrimin tashmë të bërë publik të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi procesin e dialogut. LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Në takim po ashtu u elaboruan edhe pikëpamjet e LDK-së mbi Preambulën, Nenin 7 dhe Nenin 10 të tekstit të marrëveshjes, thuhet në njoftim. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Plagosja e kryeministrit sllovak, vjen reagimi i parë nga Kosova

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar pas...

Pas plagosjes, kryeministri sllovak futet për krahësh në makinë nga truprojet

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur para pak...

Partia Demokratike e Kosovës ndërron mendje, i voton marrëveshjet ndërkombëtare

Nëpërmjet një konference për shtyp, kandidati i Partisë Demokratike...

PDK-ja merr vendim t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare/ Analisti: Nuk ua ka pas borxh populli i Kosovës këtë poshtërsi

Gazetari dhe analisti politik, Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e...

Plagosja e kryeministrit sllovak, vjen reagimi i parë nga Kosova

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar pas plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Gërvalla ka shkruar se zemrat e kosovarëve janë me...

Pas plagosjes, kryeministri sllovak futet për krahësh në makinë nga truprojet

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur para pak minutash. Personi që dyshohet për sulmin me armë zjarri është kapur nga policia sllovake, ndërkohë...