Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal...

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike, largohen terrasat e lokaleve në afërsi të Pallatit të Rinisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar...

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kurti takon “Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës”, theksoi rëndësinë e arsimit dual

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka takuar një delegacion të shoqatës “Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” (Albanian Engineers of Switzerland), të udhëhequr nga kryetari i kësaj shoqate, Rexhep Gashi.

“Z. Gashi, tha se 70 anëtarët, si inxhinierë që mbulojnë industri të ndryshme, janë të gatshëm të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Falënderues për vizitën dhe për gatishmërinë, kryeministri Kurti theksoi ndër të tjerash rëndësinë e arsimit dual, bazuar në modelin e Zvicrës, dhe përkushtimin e Qeverisë për të themeluar Fondin Sovran dhe për të fuqizuar ndërmarrjet publike. Gjatë ditës, Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të bashkëpunuar në fushat e arsimit dual, energjisë së ripërtëritshme, menaxhimit të mbeturinave, hekurudhave dhe zhvillimin e Trepçës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në njoftim thuhet se delegacioni i bashkatdhetarëve ka dëgjuar gjithashtu prezantimet e ndërmarrjeve Trepça, Infrakos dhe Trainkos për t’u njohur me projektet konkrete që priten të realizohen.

“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” është organizata e parë profesionale e diasporës sonë në atë vend./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

“Kraja monumentale”, dëshmi e lidhjeve historike, kulturore dhe sociale me Shkodrën

Sot hapet ekspozita fotografike “Kraja Monumentale” në Gjuhadol, lagjja...

129 vite më parë lindi Haki Stërmilli, autori i romanit ‘Sikur t’isha djalë’

Haki Stermilli ka lindur në Dibër më 17 maj...

Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal...

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike, largohen terrasat e lokaleve në afërsi të Pallatit të Rinisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar...

“Kraja monumentale”, dëshmi e lidhjeve historike, kulturore dhe sociale me Shkodrën

Sot hapet ekspozita fotografike “Kraja Monumentale” në Gjuhadol, lagjja historike e qytetit të Shkodrës. “Ekspozita “Kraja Monumentale” shënon fillimin e një bashkëpunimi të ngushtë dhe...

129 vite më parë lindi Haki Stërmilli, autori i romanit ‘Sikur t’isha djalë’

Haki Stermilli ka lindur në Dibër më 17 maj të vitit 1895. Ai ishte shkrimtar, gazetar, kryetar i shërbimit sekret shqiptar në vitet 1923-’24...

Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa...