Një person ka rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie në Viti.
Në raportin e Policisë thuhet se ai ka rënë nga një lartësi prej 3-4 metra.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën Mustafë Kokaj, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe inspektori i punës.
/TV Arbëria