Ndalohen dy persona, dyshohen për vjedhje

Njësia e Punëve të Brendshme të Aeroportit dhe Draçevës...

A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi...

Rusia godet me dronë një hotel në një qytet ukrainas në Detin e Zi

Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Thaqi për derbin me Ballkanin: E vendosin detajet

Extra AL PVC

Xhiroja e 24-të sjell derbin ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, ndërsa për këtë ndeshje foli edhe vet kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaqi dhe futbollisti, Benjamin Agyare.

Trajneri Thaqi fillimisht e vlerësoi lartë ndeshjen e kësaj jave, duke thënë se po takohen dy skuadrat më cilësore që jo rastësisht janë në kreun e tabelës.

Drita ka bërë përgatitjet e kërkuara, ndërsa sipas trajnerit, Arsim Thaqi kërkohet durim dhe maturi.

“Ndeshjet kur ekipet janë cilësore, të nivelizuara ndeshjen e vendosin detajet. Ne kemi marrë masat me ekipin kemi punu në atë drejtim, që mos t’ia lëmë rastit dhe eventualisht t’I shfrytëzojmë rastet e mira që na krijohen dhe ta arrijmë fitore që do të na kthente në pozitën e parë. Nuk është ndeshje e lehtë, sepse edhe Ballkani ka bërë ndeshje të mira, kemi përafërsisht cilësitë e barabarta dhe duhet të kemi edhe durimin e duhur që të vendosim ndeshjen nga një moment i caktuar”, theksoi Thaqi.

Kurse, futbollisti Benjamin Agyare tha se atmosfera në grup është e mirë dhe beson në shpirtin e skuadrës.

“Unë mendoj se nesër nuk është ndeshje e lehtë, një ndeshje derbi por nëse na shihni si ushtrojmë e kuptoni se cdo gjë po shkon si duhet. Nesër do të jetë ndeshje e madhe dhe për këtë unë besoj te bashkëlojtarët, besoj të trajneri dhe shpresoj të fitojmë. Une pash sot në stërvitje secili ishte i lumtur, unë shoh shpirt te secili për këtë shpresoj që do të fitojmë nesër”, theksoi Agyare.

Sa i përket formës së lojtarëve dhe ekipit në përgjithësi, sulmuesi Marko Simonovski nuk është i gatshëm për këtë ndeshje.

“Në qoftë se te skuadrat tjera është një futbollist që shënon, DRITA ka lojtarë në fazën e sulmit që shënojnë qoftë Selmani, Baftiu, Ajzeraj, Kryeziu apo Arditi. Janë një grup i lojtarëve me cilësi ofanzive, kanë cilësi individuale të jashtëzakonshme mirëpo lojtari që krijon hapësirë dhe që janë mësu me lujt me të është Simonovski dhe mungesa e tij po shkakton konfuzion. Do ta kemi durimin deri në rikuperim dhe momentin që kthehet do ta kemi më të qartë repartin e sulmit”, potencoi Thaqi.

Trajneri i Dritës foli pak edhe për ndeshjen e derbit lokal që vjen xhiros tjetër, për çka tha se jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme.

“Lojtarët e Dritës janë mësuar me ndeshje derbi qoftë për t’u bërë kampion, dal në Evropë apo edhe derbi lokalë. Kanë eksperiencën e duhur, cilësinë e mjaftueshme dhe dinë t’i menaxhojnë qoftë emocionet qoftë pjesën profesionale. Ne jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, pastaj sigurisht edhe te derbi”, përfundoi Thaqi.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumoni

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit...

Trump e Orban synojnë ta drejtojnë lëvizjen konservatore ndërkombëtare

Ish-presidenti Donald Trump thotë se është i gatshëm të...

Ndalohen dy persona, dyshohen për vjedhje

Njësia e Punëve të Brendshme të Aeroportit dhe Draçevës...

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Sistemet inteligjente të asistencës në drejtimin e automjetit po...

Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumoni

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit. Sipas një studimi të...

Trump e Orban synojnë ta drejtojnë lëvizjen konservatore ndërkombëtare

Ish-presidenti Donald Trump thotë se është i gatshëm të ripërtërijë aleancën me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, nëse fiton zgjedhjet në nëntor. Kandidati i pritshëm...

Ndalohen dy persona, dyshohen për vjedhje

Njësia e Punëve të Brendshme të Aeroportit dhe Draçevës në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër L.G (21) dhe A.K (42), të dy...