Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas...

Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Serbët protestojnë në Beograd kundër Propozimit të BE-së, fyejnë presidentin Vuçiq dhe shqiptarët e Kosovës

Extra AL PVC

Në Beograd, sot në platonë përballë Fakultetit Filozofik u mbajt një protestë e djathtistëve kundër planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Protesta është paralajmëruar përmes rrjetit rus Telegram nga organizata e paregjistruar ultra e djathtë “Narodna Patrola” (Patrulla Popullore), e cila më herët organizonte protesta për shkak të politikës së qeverisë serbe ndaj Kosovës.

Folësit u prezantuan si studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Beogradit.

Stefan Simonoviq, i cili u prezantua si student i Fakultetit Filozofik në Beograd, tha se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të thotë “rrënim për Serbinë”.

“Ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha negociatave dhe diskutimeve në kuadër të planit franko-gjerman”, tha Simonoviq nga foltorja, raporton REL në gjuhën serbe.

Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës njihet si plani franko-gjerman.

Më 27 shkurt, liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel shprehën gatishmërinë për të vazhduar me zbatimin e këtij propozimi të BE-së.

Të mbledhurit në protestë kanë brohoritur “Tradhti” dhe “Nuk do ta japim Kosovën”, si dhe terma nënçmues ndaj presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiq dhe shqiptarëve në Kosovë.

Pas fjalimit para Fakultetit Filozofik, pjesëmarrësit e protestës dolën në një shëtitje proteste nëpër rrugët qendrore të Beogradit deri në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), ku kërkuan që “një mendim ndryshe, jo vetëm se Kosova ka humbur”, dëgjohet në shërbimin publik.

Gjatë shëtitjes deri te ndërtesa e televizionit publik RTS, pjesëmarrësit e protestës thërrisnin “Serbët, Rusët, vëllezërit përgjithmonë” dhe “Serbia për serbët”. Disa nga pjesëmarrësit mbanin flamurin rus.

Flamujt rusë, shkronja ‘Z’ si një nga simbolet e pushtimit rus të Ukrainës si simbol i ushtrisë mercenare private ruse Wagner janë të zakonshme në protestat e krahut të djathtë në Serbi.

Pavarësisht se vendi është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), Serbia refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Beogradi zyrtar e arsyeton këtë qëndrim me mbështetjen e Rusisë, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për çështjen e Kosovës.

Organizatat dhe lëvizjet e krahut të djathtë kundërshtojnë hyrjen e Serbisë në BE dhe mbështesin pushtimin rus të Ukrainës. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas...

Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia...

Pse fituesi i Kupës së Kosovës i intereson edhe Llapit, Dritës dhe Malishevës?

Në mesjavë do të zhvillohet finalja e Kupës së...

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion Pas arratisjes së Enver Sekiraqës ka reaguar Ministrja e...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas vizitës në Bullgari. Ajo do ta presë Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen në një...

Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, që në Gjykatën...