“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme...

Konjufca shkon në Hagë, takon Rexhep Selimin

Të shtunën që lamë pas, kryekuvendari Glauk Konjufca ka...

Kapja e armatimit në veri, Shkodra: Gjendja është më e keqe se që është paraqitë nga institucionet

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, tha se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mustafa: Prekazi, frymëzimi i pashtershëm i lirisë

Extra AL PVC

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” ka vizituar Prekazin.

Mustafa e ka quajtur Prekazin frymëzim të pashtershëm të lirisë.

“Baca Rifat si monumenti i gjallë i sakrificës sublime, në fjalët e tij peshojnë mësimet e historisë kombëtare. Padyshim se datat e lavdisë: si 28 nëntori (dita e Flamurit Kombëtar) dhe 7 marsi (dita e mësuesit) nuk janë të rastësishme në lindjen dhe rënien e komandantit legjendar Adem Jashari. Zemra e shpirti të përmbushet me trimëri e krenari si askund tjetër.”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Më 5 mars ka nisur “Epopeja e UÇK-së”. Më 5 mars janë bërë 25 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Sulmi i tretë, që kishte ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishte marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve, familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i kishte mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe kishte arritur t’i shpëtonte sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila kishte parë dhe përjetuar tmerrin, derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vëzhgimi i zogjve përmirëson shëndetin mendor

Në një studim të fundit të kryer nga Universiteti...

Montohet “Çelësi Shqiptar”, vepra më e madhe të artit në Shqipëri

Ka filluar montimi i veprës më të madhe të...

“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme...

Vdes shkrimtarja nobeliste, Alice Munro

Shkrimtarja kanadeze, Alice Munro, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Pena...

Vëzhgimi i zogjve përmirëson shëndetin mendor

Në një studim të fundit të kryer nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut dhe të botuar në Journal of Environmental Psychology, studiuesit kanë...

Montohet “Çelësi Shqiptar”, vepra më e madhe të artit në Shqipëri

Ka filluar montimi i veprës më të madhe të artit në Shqipëri, bën me dije sot bashkia e Shkodrës. Skulptura monumentale, e quajtur “Çelësi Shqiptar”,...

“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kanë vija të kuqe për kryeministrin, Albin...