Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bislimi takohet me deputetë të Greqisë: Synohet të forcohet partneriteti

Bislimi takohet me deputetë të Greqisë: Synohet të forcohet partneriteti

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dje, gjatë vizitës në Athinë pati takime ndarazi me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.

Gjatë takimeve, siç u bë e ditur, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Kosova vazhdon drejt rrugës së progresit, duke e pozicionuar vendin në një trajektore të zhvillimit dhe demokracisë.

“Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bisedat e zhvilluara u fokusuan dhe në rrugëtimin në proceset e integrimit evropian të Kosovës dhe aplikimet për anëtarësim në BE dhe në Këshillin e Evropës, e poashtu dhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi. Kosova synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë.”, u bë e ditur në komunikatë.

Me deputetët Bakoyannis dhe Papandreou, zëvendëskryeministri Bislimi bisedoi dhe mbi procesin e dialogut, zhvillimet dhe takimin e fundit në Bruksel.

/TV Arbëria