Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Kovaçevski: Nuk do të lejojmë përfitime në kurriz të qytetarëve

​Kovaçevski: Nuk do të lejojmë përfitime në kurriz të qytetarëve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski derisa komentoi bojkotin e disa prodhuesve të bukës, ka thënë se Qeveria nuk do të lejojë që disa kompani të fitojnë në kurriz të qytetarëve në këtë moment kur siç u shpreh ai duhet të vijë në shprehje solidariteti.

Kovaçevski madje paralajmëroi edhe mundësinë për ngrirjen e çmimeve edhe të disa produkteve tjera elementare, raporton Alsat.M.

“Të fitohet në kurriz të qytetarëve tani kur të gjithë duhet të tregohemi solidar, për mua është shumë e pakuptimtë dhe më e keqja që mund ta bëjë një kompani. Nga ana tjetër kemi kompani që janë të përgjegjshme dhe po i kryejnë punët e tyre sipas rekomandimeve dhe vendimeve të qeverisë…Në ministrinë e Ekonomisë po bëhen analiza edhe për çmimet e prodhimeve tjera dhe në të ardhmen mund të ketë ngrirje të çmimeve edhe të produkteve tjera elementare”, deklaroi Kovaçevski.

/TV Arbëria