Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Neni 7 parasheh asociacion me vetëqeverisje, sipas modeleve të “rajoneve autonome”

Neni 7 parasheh asociacion me vetëqeverisje, sipas modeleve të “rajoneve autonome”

Zana Avdiu e ka vlerësuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, si një autonomi për serbët në Kosovë

Aktivisja me anë të një postimi në “Facebook”, e ka vënë theksin te neni i 7-të i marrëveshjes, ku sipas saj Asociacioni i komunave serbe do të formohet sipas modeleve evropiane, e që vetvetiu sipas Avdiut, modelet evropiane nënkuptojnë rajonet autonome në Evropë.

“Pra, Asociacioni i komunave me shumicë serbe menaxhohet vete, dhe finacohet nga Serbia dhe Kosova. Në këtë nen flitet se Asociacioni i komunave me shumice serbe do të formohet sipas modeleve ekzistuese evropiane. Pra, çfare jane modelet evropiane? Jane rajone autonome. Psh ishujt Aland ne Finlandë, pesë rajonet në Itali apo gjermanët në Belgjikën Lindore etj. Pra, sipas marrëveshjes po parashihet që asociacioni me vetëqeverisje, të jetë autonomi për serbët.”,  ka shkruar Avdiu.

Tutje Avdiu ka përmendur edhe statusin politik të Kishës Ortodokse serbe, të garantuar nga po ky nen

“Gjithashtu neni 7, garanton status politik per Kishën Ortodokse Serbe, dhe njëherësh zbatimin e vendimit te Kushtetueses për pronat në Manastirin e Deçanit.”, përfundon postiimin ajo.

/TV Arbëria