Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Paralajmërimi i avokatit: Në çdo moment mund të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj Thaçit e Veselit

Paralajmërimi i avokatit: Në çdo moment mund të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj Thaçit e Veselit

Që nga nëntori i vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë të jenë në paraburgim edhe pas deklarimit të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Specialja, në vendimin e fundit për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, njësoj sikurse në vendimin për ish-kryekuvendarin Kadri Veselin, ka thënë se do ta monitorojë secilën fazë të gjykimit në mënyrë që ta vlerësojë nëse paraburgimi është i arsyeshëm dhe i nevojshëm.

Nga kjo deklaratë e tyre, mund të ketë një fije shprese për lirimin e tyre.

E lidhur më këtë, avokati i akredituar i Speciales, Skender Musa.

Ai thotë se mundësitë janë që në çdo moment Specialja të ndërpresë masën e paraburgimit, dhe kjo masë të zëvendësohet me diçka tjetër.

“Sa i përket këtyre, unë mendoj që z.Thaçi dhe Veseli nuk janë persona që ndikojnë në rrjedhën e procedurës penale për shkak që janë të interesuar që sa më shpejtë të përfundoj procesi gjyqësor, të vërtetohet për gjithçka, për çdo pretendim të prokurorisë, prokurorit special. Megjithëse edhe ata konsiderojnë se janë të pafajshëm dhe kanë për obligim dhe borxh, para organeve të drejtësisë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe faktin se në Kosovë nuk ka pasur krime në luftë nga ana e ushtrisë, dhe në këtë drejtim besoj që në çdo moment, Gjykata ka mundësi me ia ndërpre masën e paraburgimit, me ia zëvendësu me çdo masë tjetër, dhe ata janë të gatshëm me e respektu”, deklaroi Musa.

Musa thotë se të drejtat e tyre më shumë shkelen duke i mbajtur në paraburgim.

/TV Arbëria