Nis dëshminë dëshmitari i 58-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Publikohet lista e studentëve përfitues të bursës komunale 2023-2024 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit ka bërë...

Deliu-Kodra: Kuvendi të enjten diskuton raportin e DASh-it

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare

Extra AL PVC

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare aktorja e skenës dhe filmit shqiptar, Mimika Luca.

Aktorja ka humbur jetën nga ishemia celebrale.

Mimika Luca ishte bashkëshortja e aktorit tjetër të mirënjohur shqiptar Ndrekë Luca.Ajo u lind më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës.

Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi ku edhe përfundoi në strehën vorfnore.

Megjithatë arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin.

Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962 ku edhe spikati per talentin dhe për aftësitë e saj fizike.

Pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj.Në vitin 1962, Mimika u bë pjesë e trupës së Teatrit Popullor.

Gjatë karrierës së saj në teatër, Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 rrole ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”.Mimika Luca interpretoj gjithashtu edhe në shumë filma artistik si “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Në shtëpinë tonë”, “Shoku ynë Tili” e shumë të tjerë.

Në vitin 1977 ajo u emërua edhe pedagoge në “Institutin e Lartë të Arteve” dega e Dramës. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Nis dëshminë dëshmitari i 58-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Elbasan Rashani në formacionin e javës në Ligue 1

Elbasan Rashani ka qenë i jashtëzakonshëm të dielën në...

Silva i jep lamtumirën Chelseat

Thiago Silva do të largohet nga Chelsea këtë verë...

Publikohet lista e studentëve përfitues të bursës komunale 2023-2024 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit ka bërë...

Nis dëshminë dëshmitari i 58-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 58-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin 03877...

Elbasan Rashani në formacionin e javës në Ligue 1

Elbasan Rashani ka qenë i jashtëzakonshëm të dielën në mesditë, ku Clermonti morri një fitore të madhe 4-1 ndaj Racing Strasbourg. Sulmuesi nga Kosova ishte...

Silva i jep lamtumirën Chelseat

Thiago Silva do të largohet nga Chelsea këtë verë pas katër vitesh. Braziliani iu bashkua Chelseat si transferim i lirë në gusht të vitit...